Gjergj Bojaxhi gati posterin elektoral, slogan me "hashtag" dhe në sfond mali i Dajtit

Publikuar tek: politike, më 10:18 15-05-2015 Gjergj Bojaxhi gati posterin elektoral, slogan me Posteri i Gjergj Bojaxhiut

Gjergj Bojaxhi publikon posterin elektoral të fushatës. Kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës ka zgjedhur që të ketë në poster sloganin ‘’#Ne Tirana’’ “#Me Gjergjin’’, shkruar siç qarkullojnë shkrimet e shumë të rinjve sot, që fjalët duan t’i theksojnë me "hashtag". Shkronjat janë të bardha, në sfond portokalli.

 “Është e drejta jonë si qytetarë që kur nuk gjejmë përfaqësim, kur shohim shqetësime që nuk zgjidhen, të gjejmë njëri-tjetrin, të bashkohemi dhe të ngremë zërin për këto shqetësime”, jep mesazhin e tij në posterin elektoral Bojaxhi.

Sfondi është gri dhe duket hijezimi i malit të Dajtit.  Simbolikë që tregon Tiranën, por edhe përtej saj, zonat që e rrethojnë, që do të jenë pjesë e bashkisë së re. Bojaxhi shfaqet në foto me këmishën e tij tipike, sa herë ka bërë dalje publike gjatë kësaj kohe, atë në ngjyrë të bardhë. Në poster duket edhe logoja ''Ne Tirana''.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj për Kosovën dhe Bashën: Këta sillen si fëmijë po ne kemi kalamaj vetë në shtëpi
Kosova: Asgjë nuk është e pamundur, do ti kthejmë oksigjenin kryeqytetit »
Article Logic
Execution time: 0.018579006195068
array(1) { ["section"]=> string(89) "gjergj-bojaxhi-gati-posterin-elektoral-slogan-me-hashtag-dhe-ne-sfond-mali-i-dajtit-11233" }