Gjergj Bojaxhi mbledh firma për kandidimin, Fatos Lubonja nuk do kandidojë

Publikuar tek: politike, më 09:00 25-03-2015 Gjergj Bojaxhi mbledh firma për kandidimin, Fatos Lubonja nuk do kandidojë Fotot e postuara nga Gjergj Bojaxhi ne facebook

Gjergj Bojaxhi ka nisur të mbledhë 7 mijë firmat për kandidimin e tij si i pavarur për Bashkinë e Tiranës duke konfirmuar nisjen e punës vrullshëm për zgjedhjet e 21 qershorit. Bojaxhiu, pas  qarkullim ditët e fundit si emri për kandidat të pavarur në Tiranë, nisi të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale.  Një ''kandidat'' tjetër i përfolur nga publiku, Fatos Lubonja mohon zërat se mund të jetë kandidat duke thënë për gazetën ''Mapo'' se e ka një punë, atë të gazetarit.

Ditë më parë kur media u mbush  me lajmet për kandidimin e tij, Gjergj Bojaxhiu i sfidoi të gjithë duke hedhur një album fotosh në facebook nën titullin “Pasionet e mia”. Në to tregohen fotot në majën e Everestit, duke ngjitur një shkëmb, në majën e Tujanit duke parë Tiranën dimërore, takimi me ambasadorin e SHBA Arvizu pas kthimit nga Everesti; pritja që iu bë grupit të alpinistëve shqiptarë në Rinas, pas kthimit nga sfida e radhës për 100 vjetorin e pavarësisë etj.

U shfaq një tjetër Gjergj Bojaxhi, me mjekër, shumë sportiv dhe atlet. “Pasionet e mia”,  në fakt është përdorur jo vetëm për qëllimin e tij të vetëm, por edhe për të treguar se ngjitja e majave të vështira eshtë pasion dhe sfidë për të. Në fakt ka dashur të thotë ndoshta se edhe kandidimi për Tiranën është i vështirë, por sipas eksperienca e tij, do ta çojë drejt majës.

E në këtë gjullurdi politike në vend, shumë njerëz, nëpërmjet komenteve të tyre, e kanë mirëpritur kandidaturën e Gjergj Bojaxhiut për bashkinë e Tiranës. Aktualisht, Gjergj Bojaxhiut, do t’i duhen 7000 firma të qytetarëve të Tiranës që KQZ ta rregjistrojë si kandidat. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi dhe Mark Frroku? Si lindi miqësia nga biznesi e politika, dhe pse u prish kur s’u hap telefoni
Dekriminalizimi i Kuvendit, Basha takon ambasadorët »
Article Logic
Execution time: 0.022715091705322
array(1) { ["section"]=> string(78) "gjergj-bojaxhi-mbledh-firma-per-kandidimin-fatos-lubonja-nuk-do-kandidoje-6866" }