Gjergj Bojaxhi: Pasioni im, ngjitja e majave të vështira. Kandidati i pavarur, aktivizohet në facebook

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:05 20-03-2015 Gjergj Bojaxhi: Pasioni im, ngjitja e majave të vështira. Kandidati i pavarur, aktivizohet në facebook Fotot e postuara nga Gjergj Bojaxhi ne facebook

Gjergj Bojaxhi, i cili është në qarkullim ditët e fundit si emri për kandidat të pavarur në Tiranë, duket se ka filluar të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale. 

E ndërsa media përditë po mbushet me lajmet për kandidimin e tij, Gjergj Bojaxhiu i sfidon të gjithë duke hedhur një album fotosh në facebook nën titullin “Pasionet e mia”. Në to tregohen fotot në majën e Everestit, duke ngjitur një shkëmb, në majën e Tujanit duke parë Tiranën dimërore, takimi me ambasadorin e SHBA Arvizu pas kthimit nga Everesti; pritja që iu bë grupit të alpinistëve shqiptarë në Rinas, pas kthimit nga sfida e radhës për 100 vjetorin e pavarësisë etj.

Na shfaqet një tjetër Gjergj Bojaxhi, me mjekër, shumë sportiv dhe atlet. “Pasionet e mia”,  në fakt është përdorur jo vetëm për qëllimin e tij të vetëm, por edhe për të treguar se ngjitja e majave të vështira eshtë pasion dhe sfidë për të. Në fakt ka dashur të thotë ndoshta se edhe kandidimi për Tiranën është i vështirë, por sipas eksperienca e tij, do ta çojë drejt majës.

E në këtë gjullurdi politike në vend, shumë njerëz, nëpërmjet komenteve të tyre, e kanë mirëpritur kandidaturën e Gjergj Bojaxhiut për bashkinë e Tiranës. Aktualisht, Gjergj Bojaxhiut, do t’i duhen 7000 firma të qytetarëve të Tiranës që KQZ ta rregjistrojë si kandidat. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021058082580566
array(1) { ["section"]=> string(103) "gjergj-bojaxhi-pasioni-im-ngjitja-e-majave-te-veshtira-kandidati-i-pavarur-aktivizohet-ne-facebook-6420" }