Gjergj Bojaxhi prezanton një pjesë të programit: 2 milionë dollarë do i kursej nga administrata

Publikuar tek: politike, më 13:31 27-05-2015 Gjergj Bojaxhi prezanton një pjesë të programit: 2 milionë dollarë do i kursej nga administrata Gjergj Bojaxhiu, kandidati i pavarur per Tiranen duke prezantuar nje pjese te programit

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka paraqitur sot planin e përmirësimit dhe modernizimi të qeverisjes në kryeqytet. Në pjesën e parë të prezantimit të planit konkret z. Bojaxhi u fokusua tek rregullimet që duhen bërë brenda insitucionit bashkiak. 

Pas një panorame të problematikave: që tek përdorimi partiak, klientelizmi, korrupsioni apo mungesa e profesionalizmit – Gjergj Bojaxhi prezantoi para audiencës edhe zgjidhjet.

Nënkryetarët dhe çdo punonjës i Bashkisë do të zgjidhen me konkurs të hapur përmes një proçesi publik dhe transparent dhe jo siç ka ndodhur deri tani.

Menaxhim me metodat e korporatave moderne, bazuar në rezultate.

Referendum lokal për çështje strategjike.

Konsultime publike për çdo ndërtim dhe investim me ndikim në komunitet.

Ndërtimi i një platforme elektronike publike për raportimin në kohë reale të kontraktave dhe transaksioneve financiare që kryen Bashkia.

Disiplinim financiar: përmirësim i mbledhjes së të ardhurave dhe efiçensë e kontroll të shpenzimeve.

Bashkia e Tiranës ka buxhetin më të vogël për frymë në Europë dhe një nga më të ultit në botë. Bashkia e Tiranës nuk arrin të realizojë asnjëherë planin e mbledhjes së të ardhurave. Nuk arrin ta shpenzojë më shumë se 70-80 përqind të të ardhurave.

Zgjidhja: Trajtimi i barabartë para ligjit në mbledhjen e të ardhurave duhet të jetë baza e çdo reforme.

Inventarizim i plotë dixhital i të gjitha subjekteve – banorë, biznese, prona – në bashkëpunim me zyrat e gjendjes civile, administratën tatimore, hipotekën, etj.

Fondet shtese do të shkojnë për shërbime konkrete sociale.

Rritje me 10 përqind e të ardhurave vjetore, që vitin e parë dhe në 40 përqind në vitin e katërt.

Shpenzim 100 përqind i fondeve të mbledhura brenda vitit fiskal.

Trefishimi, brenda vitit të parë, i mbledhjes së taksës mbi pasuritë e patundshme.

Pesëfishim i të ardhurave vjetore nga parkimet publike: përmes reformimit të shërbimit dhe shtimit të vend-parkimeve në zonat qendrore të qytetit.

Zvogëlim me 2 milionë euro i shpenzimeve administrative brenda vitit të parë:

Kontroll dhe ulje te kostove operative

Rritje e numrit të shërbimeve online

Dixhitalizim i shërbimeve

Pjesë të tjera të programit konkret për shndërrimin e Bashkisë së Tiranës në një model  të suksesshëm menaxhimi do prezantohen në ditët në vazhdim të fushatës elektorale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç kalon me“nënqeshje” deklaratat e Ramës për Preshevën
Manëz, PD: Janë dhunuar 3 punonjës të Bashkisë nga militantët e PS »
Article Logic
Execution time: 0.027812004089355
array(1) { ["section"]=> string(100) "gjergj-bojaxhi-prezanton-nje-pjese-te-programit-2-milione-dollare-do-i-kursej-nga-administrata-12075" }