Gjergj Bojaxhiu: Ndotja në Tiranë dhe mungesa e parkingjeve, probleme madhore

Publikuar tek: politike, më 16:08 10-04-2015 Gjergj Bojaxhiu: Ndotja në Tiranë dhe mungesa e parkingjeve, probleme madhore Statusi i Gjergj Bojaxhiut ne Twitter

Ndotja dhe mungesa e parkigjeve, janë dy nga shqetësimet më madhore për Tiranën. Kështu shkruan kandidati i pavarur për Tiranën Gjergj Bojaxhiu në Twitter nga ku duket se ka filluar një fushatë intensive në rrjetet sociale për programin që do të shpalosë për kryeqytetin. 

“2.Parkimi 1problem i madh.Mungesa shkakton qëndrim më të gjatë në rrugë & ndotje më të madhe të ajrit & kosto shtesë për x shoferët#ParkoNëTr” është një nga twitter të Bojaxhiut.

“Ndotja e rrugëve dhe hapësirave publike është një problem. Pastrimi i qytetit nuk bëhet siç duhet” thotë ai.

“Ndotja #Tirana është 1 nga qytetet më të ndotura në Evropë. Në disa pika ndotja e ajrit është rreth 3-5x më lartë se norma e lejuar”.

Ai i ka kërkuar qytetarëve të Tiranës që të shprehin shqetësimet e tyre për kryeqytetin, duke kërkuar në këtë sfidë dhe bashkëpunimin e tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbia “notë proteste” Shqipërisë: Deklarata e Ramës e papranueshme. Përgjigjet Bushati
Meta: Pjesëmarrja e femrave në politikë, ndihmon procesin e dekriminalizimit »
Article Logic
Execution time: 0.021404027938843
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjergj-bojaxhiu-ndotja-ne-tirane-dhe-mungesa-e-parkingjeve-probleme-madhore-8383" }