Gjergj Leka: Ja artistët që kishin lidhje intime me krerët e Sigurimit, në listë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori

Publikuar tek: kulture-art, më 07:38 23-08-2015 Gjergj Leka: Ja artistët që kishin  lidhje intime me krerët e Sigurimit, në listë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori

Kantautori Gjergj Leka ka  rrëfyer pa dorashka në një intervistë për gazetën “Panorama”  intrigat, mes kolegëve të tij. Ai ka deklaruar se disa prej këngëtarëve kanë qenë  dashnore të ish-krerëve të sigurimit dhe se kanë bërë karrierë duke shkelur mbi moralin e  tyre. Dy janë emrat që veçon Gjergj Leka, Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori.

“Ka shumë artistë të mirë që kanë vuajtur në Shqipëri,shumë artistë që nuk ua kanë dhënë kurrë hakun ,sepse kolegët e paaftë ua kanë marrë shpirtin. Se ishin të dashura të punonjësve të sigurimit,të drejtorit dhe të shokut të drejtorit... Ishin gjithmonë treshe. Pse ,cfarë kujton ti se orgjitë kanë nisur me demokracinë? Jo, jo, kanë qenë që në kohën tonë...”, shprehet kantautori i cili në fillim ka hezituar të japë emra duke u shprehur ,“Nuk i them se kanë familje,ca kanë ndërruar jetë. Ndërsa njëra shumë e rëndësishme për atë kohë,është edhe e sëmurë aty ku jeton. Është shumë sëmure. Bëhet fjalë për një këngëtare shumë të madhe,që ka marrë madje dhe cmime nga këngët e mija...”

Ai rrëfen se më e privilegjuara e sitemit ishte këngëtarja Vaçe Zela, por nënvizon se kjo nuk vinte për shkak të lidhjeve të saj , por nga zgjuarsia që e karakterizonte.

“Më e privilegjuara. Sigurisht në vend të parë ka qenë e privilegjuar Vace Zela,më pas erdhi Parashqevia. Vacja ka qenë “ministri më vete”. Madje Vacja ishte mbi ministrine. Ajo zgjidhte cfarë kënge të donte,ishte shumë e fuqishme.Sepse Vacja nuk ishte thjeshte një këngëtare,por ishte një këngëtare shumë e zgjuar. Vacja ,duke qene jo e bukur ,nuk e fitoi se “ia dha” dikujt. Se ishin ca të tjera që “ e jepnin” dhe ishin të bukura,që të flasim troc tani. Vacja e fitoi me zgjuarsinë e saj ,duke ditur të mbante kontaktet e duhura dhe duke u bërë institucion. Bëhej cfarë deshte Vacja,ishte shumë kapricoze në punë. Por Vacja kishte nuhatje të lindur për këngë,ndërkohë që kishte emocione tejet të forta ,para cdo dalje në skenë. Po ju tregoj një sekret. Gjithnjë ,para se të dilte në skenë,Vacja shkonte me parë në banjë të urinonte dhe ankohej për dhimbje barku të tmerrshme,aq emocione të forta kishte . Ndaj pinte ponc ,para se të dilte ,disa gota rresht,dhe publiku nuk e kuptonte kurrë as që pinte,por as i kuptoi ndonjëherë emocionet e saj aq të forta.Vacja është rast unik që dinte të ruante veten para publikut.”

Sipas Gjergj Lekës Simaku dhe Theodhori historikisht kanë qenë më të rrezikshmet.

 “Historikisht dy më të rrezikshmet kanë qenë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodori. Përvec Vaces ,që e shpjegova më lart që kishte tjetër gjë ,Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato,bëhej c’donin ato.Pareshqevia erdhi nga Kavaja,por nuk do të doja të jepja detaje ,se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur. Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje ,ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë,pastaj na coi ajo te pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që ta shpjegoj më saktë dhe në mënyrë të përgjithshme:Kemi pasur këngëtare të zgjuara ,këngëtare finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt ,sepse e morën vesh të gjithë se ca ishin dhe i lanë. E kuptoni ndonjëherë për kë e kam fjalën,se kurvat këngëtare sado të famshme ishin asokohe ,u zhdukën nga qarkullimi shpejt ,pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtaret finoke dhe të zgjuara.”

Leka shprehet se “Disa nga qytetet afër Tiranës . Përgjithësisht ato e bënë publikun për vete dhe nuk u duhej as miku dhe as dashnori.Disa këngëtare nga Veriu që i kënduan Enverit e partisë dhe nuk ishte nevoja të bënin as finoken dhe as kurven. Femra e meshkuj nga Veriu e zgjidhën me këtë metodë . Ndërsa po të ishe nga Gjirokastra ,kishe mbaruar punë me të gjitha  edhe i/e paaftë të ishe,prapë të hapeshin dyert.” , teksa shton se  Arta Babaramon e çuan të këndonte në ushtri ata të mëdhenjtë e të mëdhajat , siç i cilëson ai, “pasi ia kishin frikën  shumë se mund t’i nxirrte jashtë 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Piktori shqiptar pjesë e organizatës ndërkombëtare të pikturës me bojëra uji
Piramida, Mirela Kumbaro i drejtohet Veliajt: Ke filluar punë pa leje, sill dokumentacionin »
Article Logic
Execution time: 0.0047268867492676
array(1) { ["section"]=> string(124) "gjergj-leka-ja-artistet-qe-kishin-lidhje-intime-me-kreret-e-sigurimit-ne-liste-parashqevi-simaku-dhe-lindita-theodhori-18966" }