Gjergji Goro, kryebashkiaku i Himarës merr nënshtetësinë greke

Publikuar tek: politike, më 07:13 31-08-2015 Gjergji Goro, kryebashkiaku i Himarës merr nënshtetësinë greke Jorgo Goro dhe dokumenti i nënshtetësisë

Gjergji Goro, kryebashkiaku i Himarës ka marrë nënshtetësinë greke. Lajmi bëhet publik nga gazeta greke ‘’Proto Thema’’, e cila publikon vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare Greke. Goro e ka marrë nënshtetësinë prej një viti, por gazeta greke e ka publikuar dokumentin dje, pasi ka shkruar për Kishën në Dhërmi.


“I dhamë nënshtetësinë dhe nxorëm sytë tanë’’, është titulli i shkrimit.


“Aktiviteti antigrek I Goros vijon rregullisht edhe me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi’’, shkruan gazeta.


Gjergj Goro, i cili më pas e ka ndërruar emrin në Jorgo Goro, e ka pranuar se ka nënshtetësinë greke. ‘’Po, është e vërtetë, nuk ka asnjë problem në këtë mes. Pasaportën greke e kam marrë prej më shumë se një viti’’, ka thënë Goro për gazetën ‘’Panorama’’. Ditët e fundit Goro ka komentuar se në Dhërmi u prish një ndërtim pa leje dhe se punimet nuk ishin bërë natën fshehurazi banorëve por në mëngjes herët. Kisha Ortodokse reagoi ashpër ndaj shembjes, por kështu edhe Ministria e Jashtme Greke.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha denoncon shpërthimin me tritol pranë komisariatit të Fierit
Gjobat/ Veliaj: S’ka varfëri, nga 172, 171 njerëz i kanë paguar në dorë lekët. Do vendosim abone elektronike »
Article Logic
Execution time: 0.078488826751709
array(1) { ["section"]=> string(67) "gjergji-goro-kryebashkiaku-i-himares-merr-nenshtetesine-greke-19549" }