Gjermanët nuk ndalen, ngrenë lart kupën e Konfederatave

Publikuar tek: sport, më 21:10 02-07-2017 Gjermanët nuk ndalen, ngrenë lart kupën e Konfederatave

Ka përfunduar finalja e kupës së Konfederatave mes Kilit dhe Gjermanisë ku fitues janë shpallur “panzerat” gjerman me rezultatin 1-0.

Ky ishte edicioni 10-të i Kupës së Konfederatave dhe Gjermania është skuadra e 3-të europiane që e fiton atë. Gjermanët arritën që ta mbyllinin ndeshjen vetëm me një episod në minutën e 20-të që u shëndrrua në gol nga Lars Stindl. Edhe pse kilienët bënë një lojë mjaft të mirë, kjo nuk mjaftoi që ata të mposhtnin gjermanët, që u treguan dominant dhe tepër të kujdesshëm.

Festa tashmë shkon për gjermanët që fituan për herë të parë këtë trofe dhe e sjellin atë për herë të tretë në Europë ku më herët kishin fituar Danimarka dhe Franca. Ndëkohë sot më herët është zhvilluar edhe përballja për vendin e tretë të këtij kompeticioni mes Portugalisë dhe Meksikës, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e portugezëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Rritet në detyrë" Armand Duka, merr pozicion të ri në UEFA
Për të gjithë të apasionuarit e play station, këto 3 truket që do ju ndihmojnë të fitoni gjithmonë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0044610500335693
array(1) { ["section"]=> string(60) "gjermanet-nuk-ndalen-ngrene-lart-kupen-e-konfederatave-84759" }