Gjermani blen anije për të shpëtuar emigrantët në Mesdhe

Publikuar tek: bota, më 22:22 23-04-2015 Gjermani blen anije për të shpëtuar emigrantët në Mesdhe

Mbytja e anijes me mbi 850 emigrantë afër brigjeve italiane, ka tronditur të gjithë botën por veçanërisht një shtetas gjerman, i cili ka vendosur të beljë një varkë për të shpëtuar klandestinët në ujërat e Mesdheut.

I ndihmuar edhe nga shokët e tij, Harald Höppner, ka blerë një anije për të patrulluar në det, me qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve, që kërkojnë të kalojnë në mënyrë kladestine në Europë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Ai ka treguar për mediat së çfarë ka ndjerë gjatë kohës që shikonte në televizor imazhet dramatike të anijes në të cilën u mbytën klandestinët.

“Nëse nuk bëj asgjë për momentin, do të pendohem për gjithë jetën. Për mua ata persona që arratisen nga lufta dhe që rrezikojnë jetën duke kaluar detin , janë si bashkëkombësit e mi, që në kohën e dy Gjermanive, kalonin murin e Berlinit për të ikur në Perëndim. Shumë prej tyre vdiqën duke tentuar që të kalonin murin e lartë, me tela me gjemba”, thotë gjermani

Ai do të investojë një pjesë të kursimeve të tij për të blerë një anije të vjetër të vitit 1917. Përveç kursimeve ai ka mbledhur edhe 100 mijë euro nga miqtë dhe shokët e tij. Anija, me 15 persona në bord, tashmë është nisur drejt detit Mesdhe dhe qëllimi është që të monitorojë situatën në këtë zonë për disa muaj rresht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068659782409668
array(1) { ["section"]=> string(61) "gjermani-blen-anije-per-te-shpetuar-emigrantet-ne-mesdhe-9555" }