Gjermani-Poloni, ndalen kampionët e botës

Publikuar tek: sport, më 22:18 16-06-2016 Gjermani-Poloni, ndalen kampionët e botës

Sfida mes Gjermanisë së yjeve dhe Polonisë është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Edhe pse “Pancerat” ushtruan presion që nga minuta e parë deri tek e fundit, nuk arritën të shënonin. Polakët u mbrojtën mirë dhe bënë maksimumin për të marrë një pikë dhe ia dolën, por patën edhe raste për të shënuar. Me fillimin e pjesës së dytë Milik mendoi festën përpara golit, ndërsa Ozil në minutën e 80 nuk arriti të gjente kuadratin. Këto skuadra mbajnë së bashku vendin e parë në tabelën e klasifikimit në grupin C, ndërsa iu duhet ndeshja e tretë në grup që të vendoset se kush do të kualifikohet direkt në fazën e 1/8-ave, duke mos menduar për të tretën më të mirë.

Gjermani – Poloni 0-0

Formacionet

Gjermania: Neuer, Hector, Höwedes, Hummels, Khedira, Özil, Draxler (Gomez 72′), Müller, Boateng, Kroos, Götze (Schurrle 66′). Trajner: Joakim Lëv

Skema: 4-2-3-1

Polonia: Fabiański, Pazdan, Jędrzejczyk, Mączyński (Jodłowiec 76′), Milik, Lewandowski, Krychowiak, Grosicki (Peszko 87′), Glik, Błaszczykowski (Kapustka 80′), Piszczek. Trajner: Adam Nawalka

Skema: 4-4-2

Gjyqtarë: Björn Kuipers, Sander van Roekel, Erwin Zeinstra (Hollandë)

Kartonë të verdhë: Khedira 3′, Ozil 34′, Boateng 67′ / Mączyński 45′, Grosicki 55′, Peszko 90+3′

Stadiumi: “Stade de France”

Pjesa e parë – Në minutën e 4-t Gotze shfaqet rrezikshëm përpara portës  së Fabianskit, por pa mundur që të shënojë. Sulmet e “Pnacerave” vazhdojnë nga minuta në minutë ndërsa është mbrojtësi Hector që gjuan, por jashtë kuadratit, ndërsa në minutën e 12 është Sami Khedira që tenton kuadratin nga 25-metër largësi nga kuadrati, por pa mundur që ta çojë në rrjetë. Polakët mbrohen mirë, por nuk mund të zotërojnë topin, sepse gjermanët e Lëvit janë më të shpejtë dhe kontrollojnë mirë zonat e ngushta. Por, për disa minuta radhazi gjermanët kërkojnë me patjetër kuadratin, por fati deri në këtë moment është me polakët. Pas minutës së 20 vjen reagimi i Levandovskit & Co., të cilët kërkojnë të dalin nga zona e tyre duke kërkuar rrjetën me Milik dhe Pisczek. Për disa minuta janë polakët që kontrollinë lojën, ndërsa në minutat e fundit sfera kthehet sërish në këmbët e gjermanëve, të cilët me Khedirën në fund nuk arrijnë të gjejnë rrugën e golit.

Pjesa e dytë – Polonia e nis me presion fraksionin e dytë të lojës, teksa i ka të gjitha mundësitë të shënojë me Milik, i cili duket se mbyll sytë për të menduar festën përpara se të shënojë golin. Polakët nuk bëjnë pas, ndërsa rekuperojnë në lojë dhe kërkojnë patjetër të gjejnë golin. Gjermanët mundohen të rivënë ekuilibrat, ndërsa janë jo shumë të qartë në momentet finale. Pas minutës së 70 Myler, Kros dhe Ozil provojnë të gjejnë kuadratin por janë të pafat. Mesut Ozil mund të ishte shpallur heroi i këtij takimi nëse do të kishte kontrolluar mirë sferën në minutën e 80, por gaboi në momentin final, pasi mund të kishte kaluar gjermanët në avantazh. Deri në fund nuk ka moment interesant për t’u shënuar dhe skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshura me nga një pikë në “xhep”.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja sa janë shanset që Shqipëria të kualifikohet në raundin tjetër
Torta e veçantë që u përgatit për ditëlindjen e De Biasi-t, Duka ia shërben me tabaka »
Article Logic
Execution time: 0.022382974624634
array(1) { ["section"]=> string(46) "gjermani-poloni-ndalen-kampionet-e-botes-43758" }