Gjermani, Porta e Brandenburgut ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk

Publikuar tek: bota, më 19:09 29-06-2016 Gjermani, Porta e Brandenburgut ndriçohet me ngjyrat e flamurit turk

Porta e famshme e Brandenburgut në Berlin u ndriçua sonte me ngjyrat e flamurit turk, ndërkohë që nesër atje do të vendosen edhe flamuj turq në gjysmë shtizë, pas atentateve të mbrëmshme në aeroportin e Stambollit ”Ataturk”, ku humbën jetën 41 persona.

”Monumenti ikonë i shekullit XVIII në qendër të qytetit do të ndriçohet në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave dhe me Turqinë”, deklaroi më parë Daniela Augenstein, zëdhënëse e bashkisë së Berlinit.

”Sulmi i djeshëm ishte një tjetër shenjë e vulnerabilitetit të metropoleve tona”, tha senatori gjerman, Frank Henkel.

Gjatë muajve të kaluar, Porta e Brandenburgut është ndriçuar edhe me flamurët francez dhe belg, ashtu si edhe me flamurin ylber të LGBT-së, në shenjë solidariteti ndaj personave që kanë vuajtur sulmet terroriste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03065013885498
array(1) { ["section"]=> string(73) "gjermani-porta-e-brandenburgut-ndricohet-me-ngjyrat-e-flamurit-turk-44971" }