‘Gjermania konfirmon sërish mbështetjen për liberalizimin e vizave’, Haradinaj i entuziasmuar: Urime Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 13:07 20-05-2019 ‘Gjermania konfirmon sërish mbështetjen për liberalizimin e vizave’, Haradinaj i entuziasmuar: Urime Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ururar kosovarët pas një artikulli të medias gjermane ‘FAZ’ për liberalizimin e vizave.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se Gjermania konfirmoi sërish mbështetjen për liberalizimin e vizave, ndërsa thekson se tashmë Kosova e ka marrë PO-në e madhe nga Gjermania.

Postimi i plotë:

Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.
Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.
Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.
Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Urime Kosovë!

RH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21384501457214
array(1) { ["section"]=> string(110) "gjermania-konfirmon-serish-mbeshtetjen-per-liberalizimin-e-vizave-haradinaj-i-entuziasmuar-urime-kosove-164979" }