Gjermania përhap panik te qytetarët, u kërkon të grumbullojnë ushqim në rast katastrofe

Publikuar tek: bota, më 11:51 24-08-2016 Gjermania përhap panik te qytetarët, u kërkon të grumbullojnë ushqim në rast katastrofe

Qeveria gjermane akuzohet se po përhap panik te qytetarët, pasi u ka kërkuar atyre të grumbullojnë ushqim dhe ujë në shtëpitë e tyre, në rast të një katastrofe kombëtare.

"Koncepti për Mbrojtje Civile", i botuar të dielën në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i këshilloi njerëzit të ruajnë ushqim të mjaftueshëm për dhjetë ditë si edhe ujë të mjaftueshëm për pesë ditë.

Sipas qeverisë, kjo duhej bërë si pjesë e strategjisë së mbrojtjes civile. Raporti, i cili përmend gjithashtu domosdoshmërinë e një sistemi të besueshëm alarmi, mbrojtje më të mirë strukturore të ndërtesave dhe më shumë kapacitet në sistemin shëndetësor, pritet të diskutohet sot nga kabineti qeveritar.

 Partia e majtë opozitare “Die Linke”, e kritikon ashpër raportin e qeverisë pasi sipas tyre ai shkakton panik të panevojshëm te qytetarët. Sipas tyre, qeveria nuk duhet të përhapë panik, sidomos për bazën ushqimore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029721975326538
array(1) { ["section"]=> string(92) "gjermania-perhap-panik-te-qytetaret-u-kerkon-te-grumbullojne-ushqim-ne-rast-katastrofe-50703" }