Gjermania trajtim të shpejtë kërkesave për azil, 99% e kosovarëve refuzohen

Publikuar tek: bota, më 15:00 03-05-2015 Gjermania trajtim të shpejtë kërkesave për azil, 99% e kosovarëve refuzohen

Kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme kërkoi të shtunën trajtimin edhe më të shpejtë të kërkesave për azil që vijnë nga qytetarët e Kosovës. 40% e azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani.

Mediat gjermane njoftojnë se kryeministri i landit gjerman të Saksonisë së Poshtme Stephan Weil i partisë socialdemokrate ka kërkuar që të përshpejtohet sa të jetë e mundur trajtimi i kërkesave për azil që vijnë nga qytetarët e Kosovës, transmeton DW. Kërkesat e azilantëve nga Kosova refuzohen në masën 99%, është shprehur kryeministri i landit në gazetën e Hanoverit "Hannover Presse" në botimin e së shtunës. Stephan Weil ka kritikuar faktin që trajtimi i këtyre kërkesave zgjat më shumë se një vit, megjithëse vetë azilkërkuesit e kanë të qartë se ata nuk kanë të drejtë azili në Gjermani.

Qëllimi duhet të jetë sipas kryeministrit të landit të Saksonisë së Poshtme që më së voni pas një tremujori të kemi një vendim të bazuar ligjërisht. Me procedime të tilla të përshpejtuara mund të arrihet reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit. Në muajt e fundit është rritur në mënyrë masive numri i azilkërkuesve nga vendet e rajonit, sidomos nga Kosova, Shqipëria e Serbia. 40% e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani. Për autoritetet ky fluks bllokon fonde dhe punonjësit e zyrave të azilit për të ndihmuar ata refugjatë, të cilëve u është njohur azili, të ardhur nga vendet e luftës dhe krizave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22362899780273
array(1) { ["section"]=> string(79) "gjermania-trajtim-te-shpejte-kerkesave-per-azil-99-e-kosovareve-refuzohen-10273" }