Gjermeni dhe Rroshi inspektojnë 3 projekte në Kavajë: Investimet për zhvillimin urban do të tërheqin turistët

Publikuar tek: politike, më 18:55 12-02-2016 Gjermeni dhe Rroshi inspektojnë 3 projekte në Kavajë: Investimet për zhvillimin urban do të tërheqin turistët

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në Kavajë ku inspektoi tre projektet tashmë të përfunduara në këtë qytet: Rikonstruksionin e sheshit të Xhamisë Kubelike, Rrugën e Zonës Industriale, Rikonstruksion i rrugës së Tironsave.

Tre projektet janë financim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 800 milion lekë.

Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryebashkiaku Elvis Rroshi ka inspektuar fillimisht sheshin e Xhamisë Kubelike, prej të cilit përfitojnë rreth 35,000 banorë. Ky projekt ofron një qarkullim më të disiplinuar të mjeteve dhe ofron një tjetër hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Kavajës, tërësisht e rikompozuar me gjelbërim dhe ndriçim.

Ndërsa, dy projektet e tjera, rikonstruksioni i rrugës së zonës industriale dhe rrugës së Tironsave i jep një hov të ri zhvillimit të bizneseve, si dhe sjell standarde bashkëkohore për Kavajën.

Ndërkohë, po punohet edhe për rikonstruksionin e një pjese të shëtitores, projekt, i cili ka një vlerë prej 126 milion lekësh.

“Ka ardhur koha qe ashtu sic premtuam ne fushate, pushteti qendror me ate vendor te punojne si nje skuader e vetme ne sherbim te qytetarit dhe jo si ishuj te izoluar nga njeri-tjetri”, ka thënë Rroshi.

Nga qyteti i Kavajës, Ministrja Gjermeni lajmëroi hapjen e fazës së re të investimit nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016.

“Është hapur thirrja e re për projekte si për njësitë vendore edhe për agjencitë rajonale të zhvillimit. Vetëm për vitin 2016 është parashikuar një fond prej 9 miliard lekë për të mbështetur nga qeveria projekte të zhvillimit urban, rehabilitimit urban, të rigjallërimit të qyteteve si edhe projekte rajonale që nxisin zhvillimin ekonomik dhe social”, tha Ministrja Gjermeni në një deklaratë për mediat.

Deri më 22 shkurt mund të aplikojnë për financim njësitë e qeverisjes vendore; nëpërmjet projekteve që nxisin rivitalizimin e qyteteve. Ndërsa mesi i muajit mars është afati i fundit i aplikimit për dy ose më shumë njësi vendore bashkërisht, Agjencinë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, agjencitë për zhvillimin rajonal 1,2,3,4, Agjencinë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit; nëpërmjet projekteve të zhvillimit rajonal.

Bashkia Kavajë është një nga 26 bashkitë e përzgjedhura për tu mbështetur financiarisht nga qeveria për hartimin e planit vendor. Bashkia dhe studio fituese po punojnë për dokumentin final, i cili sikundër tha Ministrja Gjermeni pritet të përfundojë brenda qershorit duke orientuar zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajmëron Rama: Nesër ditë e veçantë për PS
Basha e rikthen aktiv Salianjin në PD, hap sekretariat për të »
Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975
array(1) { ["section"]=> string(114) "gjermeni-dhe-rroshi-inspektojne-3-projekte-ne-kavaje-investimet-per-zhvillimin-urban-do-te-terheqin-turistet-32421" }