Gjermeni: Kam bar kafene në ministri, por nuk kanë kasë fiskale se s’kanë shërbim. E kanë me kontratë që duhet kasë!!!!

Publikuar tek: politike, më 19:36 01-11-2015 Gjermeni: Kam bar kafene në ministri, por nuk kanë kasë fiskale se s’kanë shërbim. E kanë me kontratë që duhet kasë!!!! Briseida Shehaj e Tatimeve dhe Eglantina Gjermeni, ministre e zhvillimit urban

“Ka 30 ditë që kemi lidhur një kontratë me subjektin që do të ushtrojë aktivitetin për bar kafene Brenda ambienteve të ministrisë, por në kotratë është përcaktuar qartazi se subjekti nuk do të çelë biznesin dhe ofrimin e shërbimit nëse nuk pajiset me kasë fiskale”. 

Ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrën më të çuditshme të dhënave që u publikuan në media se brenda ministrisë funksionon bar kafene, ku nuk jepej kuponi tatimor.

Në fakt e gjithë procedura është zbuluar nga inspektorët e tatimeve, që nuk dihet për çfarë arsyeje, nëse kanë pasur informacione apo nëse e kanë bërë me qëllim, kanë bërë kontroll në bar kafenenë e ministrisë dhe kanë zbuluar se aty punohet pa kasë fiskale dhe pa kupon tatimor.

Madje, Rama është shprehur se zyrtarët e qeverisë dhe administratës të cilët nuk do të marrin kupona tatimorë në çdo blerje që bëjnë do të pushohen nga puna. I bie me këtë logjikë, të pushojë ministren Gjermeni si subjekt kontraktues. Duke dashur të bëjë një sqarim, ministria ka rënë “brenda” logjikës së informalitetit me këmbët e veta.

Pse duhet ministria të lidhë kontratë me një subject që nuk ka nipt e kasë fiskale? Pse duhet t’I lërë kohë këtij subjekti për të vënë kasën? Mos ndoshta ata që kanë vënë paisjet nuk I kanë provuar ato për të bërë kafe për gjithë ministrinë?

“Ambienti i caktuar për të funksionuar si kafene e MZHU është hapur nga përfaqësues të subjektit, vetëm  në ditën që atje janë vendosur pajisjet ( ekspres, karrige, tryeza) dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim” thuhet në njoftimin tejet të çuditshëm të ministrisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emrat / Kryeprokurori Llalla i propozon Nishanit dekretimin e 9 prokurorëve të rinj
Eduart Ndocaj ndihmon me ushqime 100 vjeçaren që iu pre energjia elektrike »
Article Logic
Execution time: 0.025651931762695
array(1) { ["section"]=> string(118) "gjermeni-kam-bar-kafene-ne-ministri-por-nuk-kane-kase-fiskale-se-s-kane-sherbim-e-kane-me-kontrate-qe-duhet-kase-24435" }