Gjermeni letër Bashkive: Mos bllokoni lejet e ndërtimit

Publikuar tek: politike, më 11:47 07-02-2016 Gjermeni letër Bashkive: Mos bllokoni lejet e ndërtimit

Ministria e Zhvillimit Urban sqaron se si do të jepen lejet e ndërtimit në të gjitha bashkitë në vend, në ato me dhe pa plane vendore.

Me anë të një letre drejtuar 61 kryetarëve të bashkive, ministrja Eglantina Gjermeni u rikujton atyre se dhënia e lejeve nuk duhet të kushtë- zohet nga procesi i hartimit të planeve të cilat do të jenë gati vetëm në muajin korrik.

“Në bazë të kuadrit ligjor aktual të aplikimit për leje ndërtimi duhet të vijojnë të merren në shqyrtim nga bashkitë dhe nuk duhet të bllokohen, edhe pse planet e përgjithshme vendore janë në proces hartimi”.

E gjithë procedura parashikohet të jetë transparente dhe e monitoruar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, e ngritur së fundmi për të shkurtuar afate dhe lehtësuar procedurën e dhënies së lejeve nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

PROCEDURA

Dhënia e lejeve për ndërtime është ndarë si përgjegjë- si mes Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Bashkive.

Në letrën e ministres Gjermeni drejtuar vendorëve thuhet se këto të fundit kanë detyrimin ligjor të vijojnë pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi të objekteve, por duke respektuar më parë disa kushte.

Për ndërtesat mbi 6 kate në zonat me plane, leja jepet nga Bashkia, por pasi të jetë shqyrtuar nga KKT.

“Të gjitha llojet e ndërtimeve sipas parashikimeve të planit për objektet mbi 6 kate, shqyrtimi nga Bashkia fillon pas kontrollit paraprak pa vërejtje nga ana e KKTsë”.

Leje nga bashkitë që s’kanë ende plan, duhet të marrin edhe ata që dëshirojnë të ndërtojnë disa lloje objektesh si shtëpi banimi deri në 250 m2, shtesa, biznese apo ndërhyrje urgjente.

Ministrja u kujton bashkive se janë të detyruara që të gjitha kërkesat për marrje lejeje duhet të botohen në kohë në Regjistrin e Integruar të Territorit, e në rast miratimi të njoftohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, që vepron si sekretariat i KKT-së, pranë Ministrisë.

Ndërsa, për ndërtimin e objekteve komplekse si: aeroporte, spitale, investime strategjike apo objektet në zonat e rëndësisë kombëtare të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe brezit bregdetar, e gjithë procedura e aplikimit dhe shqyrtimit të lejes kalon nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

LEJET E NDËRTIMIT

Në 14 territoret e ish-bashkive që kanë plan vendor mund të vijojnë normalisht dhënien e lejeve në përputhje me planet përkatëse, ndërsa për bashkitë pa plan mund të jepen leje vetëm në dy raste: për objekte biznesi dhe strehimi.

“Procesi i hartimit të planeve të përgjithshme vendore nuk pengon dhe nuk duhet të konsiderohet nga kryetarët e bashkive si faktor bllokues i zhvillimit të territorit.

Vetëm për ato zona të cilat nuk janë të mbuluara me plane të përgjithshme vendore ekziston një kufizim sa u përket kategorive të ndërtimeve të lejuara dhe kjo me qëllim ruajtjen e territorit për qëllimet e planifikimit që do të kryhet”, thuhet në letrën e ministres drejtuar bashkive.

Bëhet fjalë për disa lloje objektesh si shtëpi banimi deri në 250 m2, shtesa në banesa ekzistuese, struktura në funksion prodhues, industrial, bujqësor apo turistik, struktura publike, punime të infrastrukturës apo ndërhyrje të karakterit urgjent, të cilat janë specifikuar në vendimin e KKT-së në shtatorin e 2015. /Panorama/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Hajdarmataj: Situatë dramatike në fshatrat e Tropojës, të varfër dhe të braktisur nga shteti
PD, Zhupa: E turpshme, Rama nuk mban qëndrim për deputetin e kërcënuar me jetë, Prokuroria të hetojë »
Article Logic
Execution time: 0.016634941101074
array(1) { ["section"]=> string(60) "gjermeni-leter-bashkive-mos-bllokoni-lejet-e-ndertimit-31962" }