Gjermeni: “Të bësh biznes”, thjeshtimi i procedurave për lejet e ndërtimit reforma më e vlerësuar

Publikuar tek: ekonomi, më 16:07 26-10-2016 Gjermeni: “Të bësh biznes”, thjeshtimi i procedurave për lejet e ndërtimit reforma më e vlerësuar

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni duke iu referuar raportit “Doing Business” të Bankës Botërore, theksoi se “thjeshtimi i procedurave për lejet e ndërtimit është reforma më e vlerësuar në këtë raport”.

Sipas raportit të Bankës Botërore "Të bësh biznes 2017", Shqipëria renditet në vendin e 58-të nga 190 ekonomi të botës, duke lënë pas disa vende të rajonit. Zhvendosja prej 32 vendesh, krahasur me një vit më parë,  është një tjetër konfirmim pozitiv për politikat qeveritare në këto tri vite që kanë synuar vendosmërisht përmirësimin e klimës së biznesit në vend.  Njëri prej 10 treguesve që përdoren nga Raporti për të matur klimën e biznesit të ekonomive në shqyrtim, është edhe ai i lejeve të ndërtimit.

“Jam veçanërisht e kënaqur, që reforma për thjeshtimin e procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit ka bërë që, nga vendi i fundit në renditjen e dy viteve më parë,  të kemi rikuperuar 83 vende.  Në këtë raport të fundit të Bankës Botërore, kjo reformë është më e vlerësuara”-u shpreh Gjermeni.

“3 vjet më parë, për marrjen e një leje ndërtimi, qytetarët dhe bizneset duhet të endeshin zyrë më zyrë, në kërkim të një vule dhe me dosje të mbingarkuar dokumentesh në dorë. Përgjigja vinte vonë ose kurrë”, -shtoi më tej ministrja.

Ministra njofton se nga 1 shtatori i këtij viti, sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është i detyrueshëm, për të gjithë, qytetarët dhe profesionistët e licensuar, të cilët duhet të aplikojnë  online në portalin e-Albania për t’u pajisur me leje ndërtimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026707172393799
array(1) { ["section"]=> string(99) "gjermeni-te-besh-biznes-thjeshtimi-i-procedurave-per-lejet-e-ndertimit-reforma-me-e-vleresuar-57464" }