Gjigandi bankar italian “UniCredit” do shkurtojë 10,000 vende pune

Publikuar tek: ekonomi, më 18:07 14-09-2015 Gjigandi bankar italian “UniCredit” do shkurtojë 10,000 vende pune

Banka më e madhe e Italisë për nga asetet, pritet të shkurtojë rreth 10,000 vende pune ose 7% të fuqisë punëtore të saj. Sipas Reuters, banka kërkon të ulë shpenzimet dhe të rrisë fitimet.

Shkurtimet e planifikuara do të jenë të përqëndruara në Itali, Gjermani, Austri, ndër to edhe 2,700 shkurtime në Itali që tashmë janë shpallur. Një zëdhënës i "UniCredit" nuk pranoi të komentojë më tej duke theksuar se Shefi Ekzekutiv i bankës, Federico Ghizzoni, kishte deklaruar në 3 shtator se për shkurtimet nuk kishte një numër të saktë.

"UniCredit" ka 146,600 punëtor në 17 vende të ndryshme të botës përfshi edhe Shqipërinë. Edhe banka të tjera si "Britain's Barclays" dhe "Deutsche Bank" kanë paralajmëruar shkurtime masive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02867603302002
array(1) { ["section"]=> string(70) "gjigandi-bankar-italian-unicredit-do-shkurtoje-10-000-vende-pune-20754" }