Gjigandi holandez SHELL nis operacionin e shpimit të pusit në Shpirag

Publikuar tek: ekonomi, më 12:36 07-01-2018 Gjigandi holandez SHELL nis operacionin e shpimit të pusit në Shpirag

Gjigandi holandez Shell nis punimet për shpimin e pusit të Shpiragut.Në nisjen e puunimeve kanë marrë pjesë edhe Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyre.

Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

Kujtojmë se në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.
Ky program ka për qëllim të  vlerësojë naftëdhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të AKBN kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Adrian Bylyku, ndoqën nga afër fillimin e operacioneve të shpimit.​

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biznesi i vogël me TVSH, Tatimet: Ja sa afat ka për të bërë deklarimet
»
Article Logic
Execution time: 0.025547981262207
array(1) { ["section"]=> string(76) "gjigandi-holandez-shell-nis-operacionin-e-shpimit-te-pusit-ne-shpirag-105733" }