Gjika: Akuzat janë politike, pres të zbuloj regjisorin

Publikuar tek: politike, më 20:51 10-02-2015 Gjika: Akuzat janë politike, pres të zbuloj regjisorin

Gjatë një interviste nga spitali për disa media, kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika i konsideruar akuzat që bëhen ndaj tij si politike.

Duke kometuar deklaratën e avokatit të tij se “akuzat mund të jenë politike”, Gjika është shprehur se kësaj fraze duhet t’i hiqet fjala “mund”. Gjika tha se ende nuk e di se kush është regjisori i këtij skenari për arrestimin e tij, por pret që ta zbuloj.

Ai ka mohuar akuzat që bëhën në lidhje me ndërtimin e pallatit 11 katësh, duke thënë se nuk ka abuzuar dhe se pronarët e pallatit janë autoktonë në qytetin e Vlorës.

Duke folur për rikandidimin në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Vlorës, Gjika u shpreh se momentalisht është i fokusuar tek shëndeti dhe jo tek zgjedhjet.

Ai ka mohuar edhe akuzat se ka penguar punën e Prokurorisë dhe hetimet e saj në zyrën e Bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimet/ Meta: Mbështetje Tahirit, politika t’i dënojë njëzëri
Rama përgjigje Blushit: Nuk ka reforma pa masa »
Article Logic
Execution time: 0.021827936172485
array(1) { ["section"]=> string(57) "gjika-akuzat-jane-politike-pres-te-zbuloj-regjisorin-2991" }