Gjiknuri firmos marrëveshjen në Mynih për linjën e Interkonjeksionit Shqipëri-Itali

Publikuar tek: ekonomi, më 14:26 25-02-2015 Gjiknuri firmos marrëveshjen në Mynih për linjën e Interkonjeksionit Shqipëri-Itali

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri  ka zhvilluar sot (e mërkurë ) një vizitë në Mynih të Gjermanisë, ku ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ne drejtues të kompanisë gjermane për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kompania gjermane Max Streicher do të jetë lideri kryesor i këtij konsorciumi dhe në  bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen këtij projekti me një rëndësi për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mori pjesë dhe Sekretari i Shtetit për Ekonominë dhe Energjinë për landin e Bavarisë, Franz Jozef Pschiere, i cili shprehu interesin e veçante të Qeverisë së Bavarisë për mbështetjen e këtij projekti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11857914924622
array(1) { ["section"]=> string(88) "gjiknuri-firmos-marreveshjen-ne-mynih-per-linjen-e-interkonjeksionit-shqiperi-itali-4399" }