Gjiknuri ‘minon’ Drejtorinë e Transporteve, kontrolli fizik i makinave do i kalojë privatit (UDHËZIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 08-11-2018 Gjiknuri ‘minon’ Drejtorinë e Transporteve, kontrolli fizik i makinave do i kalojë privatit (UDHËZIMI) Damian Gjiknuri, ministri Energjisë dhe Industrisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,  Damian Gjiknuri, ka nxjerrë një udhëzim të ri sipas të cilit, kontrolli fizik i automjeteve do i kalojë privatit, raporton newsbomb.al.

Kështu, gjatë një periudhë 5-vjeçare , dy kompani private do të marrin në dorë kontrollin fizik të makinës në ambientet e tyre private, kundrejt pagesës që nuk dihet ende se sa do përcaktohet.

Aktualisht kontrolli fizik ofrohet për 1500 lekë, dhe kryhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për çdo mjet që importohet dhe futet për herë të parë në Shqipëri si dhe sa herë ndryshon pronësia e mjetit.

Ministria, gjatë një periudhe pesëvjeçare do të miratojë dy kompani që do të autorizohen për kryerjen e kontrollit fizik të mjeteve motorike rrugore dhe rimorkiove të ofrojnë këtë shërbim në çdo qendër të kryerjes së kontrollit fizik, me dy specialistë.

Urdhri i është dërguar Drejtorisë së Transporteve ku është vendosur drejtori i komanduar Azbi Arapi pas dorëheqjes së Arben Isarajt.

Mesa duket, ministri ka shfrytëzuar “rrëmujën” e krijuar te Transportet për të kaluar këtë udhëzim që mesa duket do zbatohet nga drejtori i ri Arapi.

“DPSHTRR-ja do të vijojë me përdorimin e certifikatave të kontrollit fizik të lëshuara prej organizmave të miratuar, me fillimin e kryerjes së aktivitetit prej tyre, në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi”, thuhet në udhëzimin e Gjiknurit, raporton newsbomb.al.

Sipas udhëzimit, modeli i regjistrave fizikë dhe elektronikë i kontrollit fizik të mjeteve dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm me anë të cilit DPSHTRR-ja kryen këtë shërbim, do të vihen në dispozicion të organizmave të miratuar brenda një afati njëmujor nga miratimi i tyre.

45588419_316459029134253_187626088707391488_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Po mbush vitin në detyrën e saj të PËRKOHËSHME’, deputeti i PD sulmon Arta Markun: Nuk është çudi që…
FUNERALI I KAÇIFAS, Athina zyrtare: Qytetarët grekë të tregojnë vetëpërmbajtje në SHQIPËRI »
Article Logic
Execution time: 0.02579402923584
array(1) { ["section"]=> string(104) "gjiknuri-minon-drejtorine-e-transporteve-kontrolli-fizik-i-makinave-do-i-kaloje-privatit-udhezimi-140710" }