Gjiknuri paralajmëron nga Elbasani: Mos shpërdoroni arkëtimet nga aksioni, ujësjellësit të shlyejnë borxhet

Publikuar tek: aktualitet, më 13:47 14-03-2018 Gjiknuri paralajmëron nga Elbasani: Mos shpërdoroni arkëtimet nga aksioni, ujësjellësit të shlyejnë borxhet Damian Gjiknuri, Minister i Energjitikes

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri paralajmëron nga Elbasani të gjithë ujësjellësit që të mos shpërdorojnë arkëtimet nga aksioni e të shlyejnë borxhet.

Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan deklaroi se po ushtrohen kontrolle ndaj të gjithë abonentëve në terren duke verifikuar lidhjet e paligjshme dhe legalizuar ata klientë që janë informalë

“Lufta ndaj informalitetit në sektorin e ujit të pijshëm ka hyrë në një fazë shumë intensive. Diku ka ecur mirë dhe diku ka nevojë për më shumë përmirësime. Këtu në Elbasan mendoj se ka nevojë për më shumë përpjekje. Qeveria është treguar bujare dhe mbështetëse me Bashkinë e Elbasanit, me ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve duke dedikuar mbi 3 milion euro investime. Investimet do të vazhdojnë por ne presim të kemi një performancë më të mirë nga ndërmarrja e ujësjellësit”, u shpreh Gjiknuri.

I pranishëm dhe ministri Arben Ahmetaj, bashkë me ministrin Gjiknuri kanë kërkuar nga kryetarët e bashkive që të ardhurat shtesë të krijuara nga aplikimi i masave të qeverisë në kuadër të zbatimit të reformës së ujit, të përdoren për shëndoshjen financiare të ndërmarrjeve.

Ministri Gjiknuri bashkë dhe ministri Ahmetaj kanë firmosur një shkresë të përbashkët përmes të cilës u kërkohet kryetarëve të bashkive që të disiplinojnë shpenzimet dhe të mirëadministrojnë të ardhurat e krijuara shtesë si pasojë e aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KRIMI HORROR në Tiranë, xhaxhai i del në mbrojtje 21-vjeçares: Ju tregoj të vërtetën
E BUJSHME, njeriu që 'ka në dorë' Tiranën nën hetim (Ç’KA BËRË ARKITEKTI STEFANO BOERI) »
Article Logic
Execution time: 0.24144196510315
array(1) { ["section"]=> string(112) "gjiknuri-paralajmeron-nga-elbasani-mos-shperdoroni-arketimet-nga-aksioni-ujesjellesit-te-shlyejne-borxhet-113239" }