Gjiknuri për kallëzimin: Fletë-rrufe politike. Ju tregoj për takimin sekret të çekëve, Berishës dhe Zana Guxhollit

Publikuar tek: politike, më 10:59 15-10-2015 Gjiknuri për kallëzimin: Fletë-rrufe politike. Ju tregoj për takimin sekret të çekëve, Berishës dhe Zana Guxhollit Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri, ministri i Energjisë dhe Industrisë, kallëzuar dje nga KLSH për abuzimin 479 milionë euro, në lidhje me çështjen e CEZ-it. Ai tha se është thjesht një fletë-rrufe politike e paralajmëruar nga Sali Berisha, madje ai ka akuzuar se kreu i KLSH-së Bujar Leskaj komandohet nga ish-kryeministri. Gjiknuri ka rrëfyer edhe takimin sekret mes Sali Berishës, këshilltares Zana Guxhollit dhe çekëve.

“Ajo që ndodhi dje me KLSH është epilogu i asaj që Sali Berisha e ka paralajmëruar në këtë sallë. Dekonspiroi KLSH-në, ish-ministrin e tij, që të bëjë shërbimin e radhës sepse si ka mundësi që KLSH komunikoka me ish-kryeministrit dhe bën raport?

Është një fletë-rrufe dhe nuk ka as elementët bazë të ekzistencës e kallëzimit penal. Le të thonë qoftë një element, të marrë vendim qeveria sovrane për të mbyll negociatat dhe të mbyllë një katrahurë që e keni detyruar ju.

Kërko llogari si hajduti :ca u bë me mallin e vjedhur kur  e ka sekuestruar policia. Qeveria shqiptare është sovrane dhe nuk ka shkelur asnjë rregull. Thjeshtë fletë-rrufe politike për të goditur qeverinë shqiptare, të mbuloni zullumin tuaj. Në raport me dashje fshihen disa fakte.  Një herë 500 milion, tani e ka ulur. KLSH juaj, është një instrumenti juaj, mund të dal në këtë konkluzion”, tha Gjiknuri.

Kurse takimin e qeverisë Berisha me çekët e tregoi kështu: “Po këtë marrëveshjen që keni bërë në 2012? Ca minuta takimi me këtë letrën e Zana Guxhollit, kjo është shkelje. Në maj në zyrën e Sali Berishës, e konfirmojmë nga çekët. Është bërë biseda dhe thotë se qeveria shqiptare do të njohë borxhin Kjo është marrëveshja e kulisave. Qeveria shqiptare dhe unë kam bërë negociata me një vend të BE-së, ju keni bërë marrëveshje në zyrën e Sali Berishës. Po juve ju tërbon suksesi. Meqë e bëtë “M’’-në e madhe, nuk e pastroni, po i mbani erë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « CEZ/ Paloka ironi me Gjiknurin e Ramën: Kur e ngre e ul ai, ngrihen e ulen të gjithë. E bukur Vila në Çeki, ë?
Avokatja e Shtetit, Hicka: Prokuroria t’i japë fund kallëzimeve politike, gjoja hetues vijnë vërdallë në zyrat tona »
Article Logic
Execution time: 0.019780874252319
array(1) { ["section"]=> string(117) "gjiknuri-per-kallezimin-flete-rrufe-politike-ju-tregoj-per-takimin-sekret-te-cekeve-berishes-dhe-zana-guxhollit-23175" }