Gjiknuri: Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë

Publikuar tek: politike, më 10:31 20-01-2016 Gjiknuri: Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se sektori energjitik në vend është i dominuar, në masën 80% nga donator të huaj. Ai tha se rënia e çmimit të naftës nuk është një ge mirë.

“Këto të dhëna për pasuritë natyrore duhet të bëhet të ditura. Sa mund të kontribuojmë për punësim. Gjithçka nis nga transparenca. Rritja e prodhimit vendas, e industrive nxjerrëse si dhe përpunimi i tyre, siç është ai i kromit, ka një rritje të punësimit pasi është rritur dhe investimi.

Këto industri kanë një kontribut në bilancin tregtar. Rritja e prodhimit qoftë në energjinë elektrike, qoftë nga fosilet, është e rëndësishme për bilancet tregtare. Rruga e çmimeve, dhe minierave e naftës, ka shkuar ne nivelin më të ulet historik. Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë. Debati është gjëja më e mirë që ne presim”, tha ministri Gjiknuri.

Damian Gjiknuri tha se edhe gjatë vitit 2016 ka patur tendencë për uljen e çmimit por të ardhurat mbetën të pandryshueshme.

“Po të shohim të ardhurat nga nafta, 2013-2014- niveli i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Ka pasur një miradministrim më të mirë dhe shërbim më të mirë. Në vitin 2014 ka pasur tendencë të uljes së çmimit, por të ardhurat nuk ndryshuan”, tha Gjiknuri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj prezanton 112 projektet ambicioze për Tiranën: Nevojë për mbështetje, ju jeni partnerët
Rama mesazh Vlahutinit: Na i ndalo ëndrrën! Po bëhemi bezdi për miqtë tanë »
Article Logic
Execution time: 0.022974967956543
array(1) { ["section"]=> string(60) "gjiknuri-renia-e-cmimit-te-naftes-nuk-eshte-gje-e-mire-30474" }