Gjiknuri: Sektori i gazit do të zhvillohet, përfitimet do jenë afatgjata

Publikuar tek: ekonomi, më 10:26 06-07-2016 Gjiknuri: Sektori i gazit do të zhvillohet, përfitimet do jenë afatgjata

 Takimi i fundit i grupit të punës për  Masterplanin e  Gazit është zhvilluar ditën e sotme.  Ministri i energjitikës, Damjan Gjiknuri, është shumë optimist përsa i përket zhvillimit të këtij sektori. Sipas tij proçesi i zhvillimit të sektorit të gazit do zgjas 20-30 vite, por përfitimet do të jenë afatgjata.

“Shqipëria po punon për ndërlidhjen e gazit.  Qëllimi ynë është të  japim efekte afatgjata. Po hedhim piketat e një zhvillimi afatgjatë.  Në të gjitha vendat e botës ky proçes ka gjatur për një preriudhë të gjatë. Përmirësimi i këtij sektori kërkon 20-30 vite. Gazi është një burim i domosdoshëm. Ka një kërkesë në rritje për gazin dhe naftën në Shqipëri. Masterplani do të shërbejë që gazi të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përmbushur nevojat në Shqipëri. Të kapim një lloj qëndrueshmërie në pikpamjen e çmimeve.  

Investimet e TAP do të kenë pika të tjera. Do bëhen investime të tjera përsa i përket infrastrukturës. Çmimi i energjisë elektrike do të jetë një mall që nuk mund të shpërdorohet.  Hidrocentrali do jetë pikë kyçe e zhvillimit të këtij sektori. Gjatë studimit që është bërë konsumi i gazit  do të jetë 1.7 miliard m3 në vit.  Gazi është një zëvendësues shumë i mirë. Zona e Ballshit është zona e parë përfituese nga gazi. Do të kemi marrëdhënie me Kosovën.  Integrimi do të jetë në rritje do të kemi më shumë mundësi.   Mbështetemi nga BE për zhvillimin e këtij projekti”-tha ministry Gjiknuri

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024527072906494
array(1) { ["section"]=> string(76) "gjiknuri-sektori-i-gazit-do-te-zhvillohet-perfitimet-do-jene-afatgjata-45677" }