Gjiknuri: Ulja e energjisë kur të stabilizohet sektori. Paraardhësit e mi e zhytën në kolaps

Publikuar tek: politike, më 12:29 09-04-2015 Gjiknuri: Ulja e energjisë kur të stabilizohet sektori. Paraardhësit e mi e zhytën në kolaps Damian Gjiknuri Energjisë dhe Industrisë

Populizmi juaj nuk mund të bindë qytetarët. Unë përsëris ato që kam thënë gjithmonë se edhe ju përsërisni të njëjtat fjalë për këtë sektor”, ky ishte argumenti me të cilin nisi fjalimin e tij ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri nga foltorja e Parlamentit.

“Sektori i energjisë është një sektor me të cilin mund të spekulohet kollaj, ne premtuam tarifën e uljes së energjisë po kur ky sektor të jetë i stabilizuar dhe po punohet në këtë drejtim”, tha ministri për tarifën e energjisë dhe  premtimet parazgjedhore.

“Ishit ju që në janar të vitit 2013 kur bëtë divorcin me dashje a pa dashje me CEZ ishit në kolaps energjitik. Po mos ishte përmirësuar moti në atë kohë ju nuk kishit para as për të paguar pagat, borxh nuk iu jepete njeri  se kishit borxh 1.2 miliardë dollarë. Ne unifikuam tarifën, një gjë që duhej të ishte punuar me kohë”, u shpreh ministri duke i kujtuar qeverisë paraardhëse borxhin prej 1.2 milionë dollarësh.

“Bëmë veprimin e duhur se ky vend do kalonte në kolaps total energjitik e financiar se investimet e huaja nuk bëhen me llafe. Çmimi mesatar duhet të ishte 9.78 lekë për kilovatë ndërkohë që llogaritet 9.5 lekë, 3 përqind më i lirë sepse ne donim të eleminonim procesin e abuzimit dhe të reduktonim humbjet në  32 përqind, një rekord sa i takon humbjeve”, tha Gjiknuri duke bërë një përllogaritje të shifrave për çmimin mesatar të kilovatëve të energjisë elektrike.

“Në 2018 ky sektor do mbulojë vetveten, ndërkohë që priten investime në sistemin privat. Nga njëra anë po liberizojmë tregun nga ana tjetët po fuqizojmë shtetin”, përmbylli kështu me një premtim për vitin 2018 Gjiknuri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Liljana Elmazi në Kuvend: Iu plasi tullumbacja e pushtetit me para droge që mbajnë erë gjaku
Gjergj Bojaxhiu publikon logon e fushatës së tij: Ne Tirana »
Article Logic
Execution time: 0.024951219558716
array(1) { ["section"]=> string(95) "gjiknuri-ulja-e-energjise-kur-te-stabilizohet-sektori-paraardhesit-e-mi-e-zhyten-ne-kolaps-8244" }