Gjinushi ashpërson akuzat ndaj ish-aleatit Rama: Mos përdor kundër nesh mjete, që përdoreshin kundër teje më 2011

Publikuar tek: politike, më 12:24 23-05-2015 Gjinushi ashpërson akuzat ndaj ish-aleatit Rama: Mos përdor kundër nesh mjete, që përdoreshin kundër teje më 2011

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi  ka shpërsuar akuzat ndaj aleatit Ramadhe  ndaj KQZ-së, pas vendimit të kësaj të fundit për mos regjistrimin e kandidatit të kësaj  force politike  në Bashkinë Prrenjas, Artur Topi.

“I kërkojmë kryetarit të shumicës qeverisëse të ndalë dhe të distancohet nga veprimet antikushtetuese dhe antiligjore, e deri policore që po përdoret ndaj kandidatëve dhe përfaqësuese të PSD-së dhe të kontribuojë në rikthimin e normalitetit kushtetues në zgjedhjet e ardhshme. Mos të përdorë më kundër nesh metoda e mjete që përdoreshin kundër tij në zgjedhjet e 2011. Nuk rilindin zgjedhjet e lira të një kryetari të KQZ, që vetëm kalon nga e djathta në të majtë, gjithnjë në krahë të pushetit e asnjëherë në krahë të ligjit”,  u shpreh Gjinushi.

Kryetari PSD-së shtoi më tej se “E drejta kushtetues detyron: s’ka zgjedhje të lira pa konkurrim të lirë, s’ka lojë të ndershme me rregulla të pandershme, që ndryshojnë gjatë lojës. Gara nuk fitohet me çregjistrime antikushtetuese”, nënvizoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kumanova/ Leskaj në Asamblenë e KiE: Kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë etnike
Pas vargjeve për Gridën, Rama reciton një varg të ri: "O Lulo të hëngërt tënja, se e ke të keqen brenda" »
Article Logic
Execution time: 0.022380113601685
array(1) { ["section"]=> string(117) "gjinushi-ashperson-akuzat-ndaj-ish-aleatit-rama-mos-perdor-kunder-nesh-mjete-qe-perdoreshin-kunder-teje-me-2011-11795" }