Gjinushi-Gjonçajt në KQZ: Boll u tallët me PSD-në për Prrenjasin, Luzi:Z.Gjinushi, kush e mban përgjegjësinë e falsifikimit?!

Publikuar tek: politike, më 11:18 22-05-2015 Gjinushi-Gjonçajt në KQZ: Boll u tallët me PSD-në për Prrenjasin, Luzi:Z.Gjinushi, kush e mban përgjegjësinë e falsifikimit?! KQZ

Debate të ashpra në KQZ për kandidatin e PSD-së Artur Topi, mes Skënder Gjinushit, Genci Gjonçaj dhe Lefterie Luzit. Gjinushi i ka thënë Gjonçajt, përfaqësuesit ligjor të PS-së që kërkon të mos regjistrohet Topi si kandidat pasi janë falsifikuar firmat, se nuk duhet të tallen më me PSD-në dhe se i ka kërkuar në formë të paligjshme ‘’shtetit të tij’’ të verifikojë firmat për kandidim. Në debatin e tyre ka ndërhyrë kryetarja e KQZ-së, Luzi, duke i kujtuar Gjinushit pyetjen se kush mban përgjegjësi për falsifikimet. ‘’Nëse nuk dëgjon, mund të largohesh’’, i është drejtuar Luzi-Gjinushit. Në Prrenjas kandidon Miranda Rira e LSI-së dhe Bajazit Karriqi i PD-së.

Debati i plotë:

Gjinushi-Luzit: A ka mundësi,  do të thotë kërkim leje

Luzi: Unë s’ta dhashë lejen

Gjinushi: A ka mundësi?

Luzi: Fakti që Ii jeni drejtuar Kolegjit Zhgjedhor do të thotë që do e e marrë vendimin ai

Gjinushi: Faktin që e ka dhënë kolegji, duhet të zbatoni 68/2. Rrjedhimisht kontestimi për listat bëhet pa vlerë

Gjoncaj: Ne kishim dyshime lidhur me firmat e hedhura në dokumentet mbështetës. Kjo I takon kolegjit dhe jo shqetësimit tonë. Shqetësimi ynë është që a mundet ne të pranojmë një kandidat që falsifikon firmat për kryetar bashkie?

Në konkluz të Drejtorisë së Policisë Shkencore me kapacitetet e nevojshme që raportet e tyre shërbejnë si provë në çështje penale, ekspertimi jo i fotokopjes, por mbi dokumentet originale të depozituara në KQZ, për Bashkinë Prrenjas, në kollonën me shkrim rezulton se ka nënshkrime dhe forma të plotësuara nga i njëjti person.

Gjinushi: Mbaroje sa kanë dalë

Gjoncaj: Profesor ta mbaroj. Ka 60 firma të ardhura nga ky institut

Gjinushi: Nga 500. Më vjen keq, e sheh që vërteton që jeni lodhur kot. S’je konkret hic. E ke bërë ti, ia ke kërkuar shtetit tënd, në mënyrë të paligjshme

Luzi: Z.Gjinushi ju lutem, ta jap unë fjalën. Mund të largohesh nëse nuk dëgjon

Gjinushi: Boll u tallët! PSD është parti serioze. Në 500 as 1% si bie.

Luzi:Po përgjegjësinë për falsifikimin e firmës kush e ka? Genci për procedurë e ka z.Kosovrasti. Z.Gjoncaj e ka Z.Kosovrasti

Gjinushi: Vetëm kaq

Luzi: Se keni fjalën ju, e ka Z.Kosovrasti. Z.Gjinushi na e thatë njëherë. Flm Z.Gjinushi, Z.Kosovrasti

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panariti: Ne s’prodhojmë tanke e aeroplanë, fokusi ynë bujqësia
Veliaj nis aksionin: Të eleminojmë mushkonjat nga Tirana »
Article Logic
Execution time: 0.0042328834533691
array(1) { ["section"]=> string(126) "gjinushi-gjoncajt-ne-kqz-boll-u-tallet-me-psd-ne-per-prrenjasin-luzi-z-gjinushi-kush-e-mban-pergjegjesine-e-falsifikimit-11721" }