Gjinushi i ashpër me Ramën: “Mosndëshkimi i 21 Janarit e Gërdecit, çështje implikimi e kurajoje”

Publikuar tek: politike, më 17:11 17-06-2015 Gjinushi i ashpër me Ramën: “Mosndëshkimi i 21 Janarit e Gërdecit, çështje implikimi e kurajoje” Skender Gjinushi, kreu i PSD

Partia Socialdemokrate ka mbajtur mitingun përmbyllës të fushatës dje në Tiranë duke shënuar kështu dhe daljen e parë vetëm në zgjedhje pa aleatin e saj kryesor, PS-në. Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi në fjalën e tij u tregua kritik e i ashpër ndaj qeverisë së majtë duke i kujtuar Edi Ramës premtimin e pombajtur për ndëshkimin e autorëve të vrasjeve të 21 Janarit, Gërdecit dhe korrupsionit për të cilin akuzohej mazhoranca e djeshme.

  “Luftimi i korrupsionit dhe mosndëshkimi i përgjegjësve kryesorë të 21 janarit, Gërdecit dhe dhjetra aferave korruptive nuk është çështje kohe, por çështje implikimi dhe kurajoje. Pas dy viteve na doli se asnjë ishpushtetar nuk është i korruptuar, se milionat në Kesh, naftë, rrugë dhe dogana na i kanë marrë persona të paidentifikuar. Kërkuan 6 muaj në Kuvend për të gjetur deputetë të implikuar dhe së fundmi e gjetën një në Këlcyrë, kandidatin për bashkinë”, tha ai.

Ndërkohë i kujtoi PS-së besnikërinë e tij të pashpërblyer. “PSD ishte e vetmja parti që qëndroi në krah të PS-së gjatë 8 viteve opozitë, ndërkohë që u nxor nga Parlamenti. Të njëjtin fat patën dhe kontributorët e fitores së madhe, veteranët, ish-ushtarakët, militantët dhe shumë socialistë të vërtetë dhe kur nuk respekton aleatët dhe mbështetësit e tij, çmund të bëjë një parti me premtime ndaj popullit? Të tjerë kontribuan për fitore dhe të tjerë përfituan dhe po përfitojnë sot e kësaj dite. Këtë do të rregullojmë me votën tonë më 21 qershor. Ndaj PSD vendosi të hyjë më vete që të bashkohemi me votë në 21 qershor, që të mbështesim njëri-tjetrin sot dhe në të ardhmen”, theksoi Gjinushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Incident në takimin e Halim Kosovës, përplasen simpatizantët e PD dhe PS
Berisha uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Nesër një akt fisnik, i lutem zotit të pranojë sakrificën tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.043749094009399
array(1) { ["section"]=> string(98) "gjinushi-i-ashper-me-ramen-mosndeshkimi-i-21-janarit-e-gerdecit-ceshtje-implikimi-e-kurajoje-13852" }