Gjinushi: KQZ falsifikoi vendimin për procesin e kandidimit, Prokuroria të hetojë

Publikuar tek: politike, më 11:56 15-04-2015 Gjinushi: KQZ falsifikoi vendimin për procesin e kandidimit, Prokuroria të hetojë

Kreu i PSD Skënder Gjinushi ka denoncuar sot në një konferencë për media, atë që ai e quan “vrasje e votës së lirë me konsensus”, ku sipas tij, KQZ është mbledhur ditën e djeshme gjatë natës për të falsifikuar një vendim të miratuar në datën 7 prill 2015.

Vendimi që ka të bëjë me procesin e kandidimit, sipas gjinushit është fshirë dje, dhe sot KQZ është me dy vendime, një të miratuar në datën 7 prill dhe një të falsifikuar.

“U fshi një paragraf vga vendimi i mëparshëm. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që ka për detyrë të ruajë votën e lirë, u mblodh dje në fshehtësi dhe fshiu një pjesë të vendimit”, tha kreu i PSD, Gjinushi.

Skënder Gjinushi i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimin për këtë çështje dhe tha se do ti drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Profili i gruas që do të “mposhtë” Dakon, si u martua studentja me profesorin
Sherr në Komisionin e Dekriminalizimit, Bylykbashi-Ballës:Mos më ngri zërin mua! Balla:Dil përjashta »
Article Logic
Execution time: 0.021952152252197
array(1) { ["section"]=> string(84) "gjinushi-kqz-falsifikoi-vendimin-per-procesin-e-kandidimit-prokuroria-te-hetoje-8786" }