Gjinushi me Çaçin në Fier: Ua kërkojmë votën jashtë së majtës, Fieri bastion i PSD

Publikuar tek: politike, më 16:27 18-05-2015 Gjinushi me Çaçin në Fier: Ua kërkojmë votën jashtë së majtës, Fieri bastion i PSD Skënder Gjinushi

Skënder Gjinushi ka prezantuar kanidatin e Partisë Social Demokrate Albert Çaçin i cili garon jashtë koalicionit të majtë për Bashkinë e Fierit, pasi Gjinushi nuk arriti një marrëveshje me Partinë Socialiste.

Gjinushi ka thënë se qëllimi i tij nuk është të humbasë e majta dhe se aty ku PSD nuk ka kandidat do mbështesë të majtën.

“E kërkojmë votën jashtë grupimit të majtë , Partia Social-Demokrate s’ka si qëllim të humbasë e majta por ta forcojë atë. Aty ku PSD s’ka kandidat do mbështesim të majtën”, ka thënë kreu i PSD nga Fieri duke shtuar se Fieri do të jetë bastion i PSD-së në zgjedhjet e 21 qershorit. “Uroj një Rilindje Social-Demokrate”, tha Gjinushi.

Çaçi do të garojë në Fier përballë kandidatit të PS-së Armando Subashi dhe atij demokrat Enkeled Alibeaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nga Burreli: Më i miri që ka PD është ai në Tiranë, 4 vjet gjumë me gërhima
Takimi rajonal në Tiranë për terrorizmin, Tahiri: Kemi marrë masa, ende të pamjaftueshme »
Article Logic
Execution time: 0.022686004638672
array(1) { ["section"]=> string(86) "gjinushi-me-cacin-ne-fier-ua-kerkojme-voten-jashte-se-majtes-fieri-bastion-i-psd-11420" }