Gjinushi miting në Lushnje: PSD krenare që s’ka bërë kurrë pazar me mandatet dhe votat majta

Publikuar tek: politike, më 15:41 10-06-2015 Gjinushi miting në Lushnje: PSD krenare që s’ka bërë kurrë pazar me mandatet dhe votat majta

Partia Socialdemokrate ka hapur fushatën e saj në qytetin e Lushnjes në një miting të madh, ku kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi, ka kërkuar votën për listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë. PSD në Lushnje kandidon vetëm për këshillin me listën e saj ndërsa mbështet si kandidat për bashkinë kandidatin e PS-së.

Duke folur para simpatizantëve të PSD-së Gjinushi tha se “ PSD ka qenë gjithmonë e votuar në këto zona dhe kemi qenë gjithmonë të përfaqësuar në komunat e Lushnjes në saj të votës tuaj”.

“PSD paraqitet më vete si subjekt për të përfaqësuar më mirë interesat e së majtës shqiptare. Mund ta thotë me krenatri që është partia që nuk i ka tradhëtuar kurrë interesat e majta, që s’ka bërë kurrë pazar me mandatet e fituara nga e majta dhe kjo ka shumë rëndësi për kushtetet e Shqipërisë sepse Berisha në vitin 2005-2009 ka qeverisur me vota të majta sipas disa pazareve që kanë bërë disa ish-parti duke filluar nga Agrarja deri tek ndonjë parti tjetër. Që të kuptojmë qartë se qëllimi i daljes më vete si subjekt i PSD-së nuk ka objektiv humbjen e së majtës, por përkundrazi fitoren e saj. Kjo gjë tregohet dhe me faktin se nuk rendëm të kandidonim në gjithë bashkitë me kandidatët tanë, por kemi vendosur vetëm në 9 bashki, atje ku ne vlerësuam se kandidatët tanë janë më të mirë dhe përfaqësojnë më mirë të majtën e vërtetë, të majtën që ndërtuam të gjithë bashkë”, tha Gjinushi ndër të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Kruja: Veliaj nuk bën transparencë, fushata e tij i kalon 1 milionë euro
Bojaxhi bën llogaritë: Fushata e Veliajt të paktën 2 milionë euro, e Kosovës 1 milion euro »
Article Logic
Execution time: 0.013190031051636
array(1) { ["section"]=> string(97) "gjinushi-miting-ne-lushnje-psd-krenare-qe-s-ka-bere-kurre-pazar-me-mandatet-dhe-votat-majta-13209" }