Gjinushi sqaron “divorcin" me Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 11:23 04-06-2015 Gjinushi sqaron “divorcin

“Të zhgënjyerit mos të shkojnë djathtas ose të mos votojnë, por ti japin votën PSD që ti tregojnë PS-së se janë të shumtë në numër. Me votën e tyre për PSD-në ta detyrojnë PS-në të ndryshojë.” Me këtë strategji kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi kërkon të mbledhë rreth partisë së tij të pakënaqurit në radhët e socialistëve, të zhgënjyerit, të papërfaqësuarit, ashtu siç ka ndodhur me disa kandidatë të saj për kryetarë bashkie që janë socialistë të vjetër dhe kandidojnë nën siglën e PSD-së.

Në një intervistë për Agon Channel kreu i socialdemokratëve ka sqaruar “pakënaqësitë” mes tij dhe Edi Ramës dhe PS-në dhe vendimin për të hyrë vetëm në zgjedhje.

“Taktikat elektorale të PS-së kanë pasur defekte në tërësi dhe lidershipi i PS ka vrarë mendjen si të kontrollojë aleatët se sa si të maksimalizojë rezultatin në zgjedhje. Kur bashkohet i madhi me të voglin përfiton më shumë i madhi dhe PS-ja ka përfituar nga ne, nga votat tona ndërsa nuk ka treguar marëdhënie reciproriteti. Ne nuk jemi ndjerë sepse nuk luftonim për karrige, por për të gjitha këto arsye ne vendosëm të dalim sot vetëm”, është shprehur Gjinushi.

Ai shtoi se “PS me bashkimin me LSI-në mendoi se mund të kishte kontrollin e së majtës, por ne vlerësojmë se shumica e së majtës janë të zhgënjyerm, më të zhgënjyer janë ata që kontribuan në zgjedhjet e 23 qershorit, që nga palca e së majtës, apo deputetët fanatikë që u ndjenë të papërfaqësuar. PSD ofrohet si alternativë për këtë pjesë të elektoratit që kërkon të përfaqësohet dhe ne kërkojmë këto vota sepse votat kërkohen brenda llojit. Më mirë të votosh për aleatin që të është gjendur pranë në pozitë dhe opozitë se sa të mos votosh fare, duke dënuar vetveten, apo të votosh kundërshtarin”, tha ai.

 Kreu i PSD-së pranoi se kjo parti mbështet kandidatët e majtë atje ku nuk ka kandidatët e saj, ndërsa pretendon për fitore aty ku ka kandidatët e saj, duke besuar se i ka më të mirë se emrat e vendosur nga PS-ja. Ai pranoi se Fieri është kali i betejës së socialdemokratëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla mbron bashkëshorten e Veliajt: Po i bëni pis dinjitetin, pas 21 qershorit do keni Argitën kryetare
Debat për pataten në Parlament, Meta-Nokës: T’i lemë aktrimet.Deputeti: Mirë thua ti çun po ata njerëz s’kanë shit asnjë patate »
Article Logic
Execution time: 0.09290599822998
array(1) { ["section"]=> string(43) "gjinushi-sqaron-divorcin-me-edi-ramen-12663" }