Gjinushi: Supersurpriza e PSD-së do të jetë në Fier

Publikuar tek: politike, më 16:11 08-06-2015 Gjinushi: Supersurpriza e PSD-së do të jetë në Fier

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, tha se hyrja vetëm në zgjedhje ka qenë zgjedhja e duhur për këtë parti, e cila po sheh se po afrohet tek ajo elektorati i zhgënjyer, i tradhëtuar dhe i papërfaqësuar i së majtës në pushtet.  I ftuar në “Ora News” Gjinushi ka pohuar se PS do të humbasë disa zona të majta të saj që i ka pasur të sigurta ndërkohë që edhe atje ku do të fitojë, kjo fitore do të jetë e diskutueshme ndërkohë që fitoren e ka pasur të sigurtë  në tavolinë.

Gjinushi ka pohuar se “të ishe në koalicion me PS të quanin parti satelitore  ndërsa kur del më vete të quajnë revanshist. PS luajti keq ndërkohë që kryefushata është në Fier për ne. Kemi fitore të sigurtë në Fier pasi  kemi ditur të ndërtojmë grupe pune e të punojmë kokë më kokë me njerëzit” .

“ASHE do humbasë në Fier sepse ka disa parti të djathta brenda, ka shumë parti mbushëse. Ka edhe aleanca me hile. Në dy vjet qeverisje ka bërë shumë pakënaqësi dhe kjo është një mënyrë që do ketë rrjedhje votash”, ka pohuar Gjinushi. “Vota u dha që të luftohej korrupsioni, por çfarë ndodhi, ndodhi që ai është injektuar më keq. Pakënaqsia është në rritje, ka një konsum të PS  duke pohuar se ish ushtarakët u lanë në hije, por që nuk dihet ku do të shkojë vota e tyre”.

Duke i cilësuar kandidatët e tij si fitues atje ku kandidon PSD për kryetar bashkie, Gjinushi shtoi se “PS në Fier të na mbështesë ne sepse në Fier kemi super suprizë”.

Grupet tradicionale të së majtës, si ish-ushtarakët, veteranët apo militantët e majtë të pakënaqur dhe të papërfaqësuar nga partitë e majta në pushtet janë synimi i PSD-së në zgjedhjet e 21 qershorit. PSD futet e vetme në këto zgjedhje duke mos pranuar një kaolicion me PS-në dhe LSI-në duke synuar votat e të majtëve tradicionalë dhe atyre të majtëve të lënë pas dore nga pushteti.   Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka vijuar takimet në kryeqytet në disa njësi bashkiake, ku ka kërkuar votën për PSD-në, për të majtën besnike, siç u shpreh ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Drejtësi, Lu: Gjyqtarët e korruptuar të shkojnë në burg. Vlahutin: Standartet e BE-së të panegociueshme
Sondazhi i LGBT/ Anëtarët e komunitetit LGBT zgjedhin Erion Veliajn si kryebashkiak »
Article Logic
Execution time: 0.033562898635864
array(1) { ["section"]=> string(56) "gjinushi-supersurpriza-e-psd-se-do-te-jete-ne-fier-13005" }