Gjinushi: Vendimi për ç'regjistrimin e kandidatëve të PSD i parapregatitur nga PS-LSI

Publikuar tek: politike, më 12:42 30-05-2015 Gjinushi: Vendimi për ç'regjistrimin e kandidatëve të PSD i parapregatitur nga PS-LSI

"Kolegji Zgjedhor është ulur në gjujë para PS-së dhe LSI-së, ka shkelur Kushtetutën duke mohuar të drejtën për kandidim”, kështu është shprehur  kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ç’regjistruar dy prej kandidatëve të kësaj partie, në Përrenjas dhe në Malësinë e Madhe.

  Në seancën e mbajtur dje në Kolegj avokati i koalicionit të majtë ishte deputeti i LSI-së Spartak Braho, fakt të cilin  Gjinushi e cilëson hapur si shembull të presionit që është ushtruar ndaj institucioneve.

Sipas Gjinushit “Kolegji dhe KQZ janë sjellur ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së”.

“Janë vendime politike të parapregatitura, të financuara politikisht, ekonomikisht, me të tëra mjetet. Është një fatalitet se pas 23 qershorit në zgjedhjet e radhës ndodh që për 40 ditë rrjesht diskutohet se kush janë kriteret e kandidimit. Të diskutosh një nen që është shumë i qartë shkruar, ta keqinterpretosh dhe ta keqzbatosh qëllimisht dhe kolegji zgjedhor të dalë dhe kundër vetes, sepse ne para dy javësh e fituam, vendim 14 faqe, dhe neni  i interpretuar zbatohet nga KQZ-ja dhe më pas ngrihet prapë Partia Socialiste dhe kundërshton KQZ-në se pse ka zbatuar vendimin e Kolegjit dhe Kolegji merr vendime në kundërshtim me veten. Me një Kolegj të tillë dhe me një KQZ të tillë as që mund të bëhet fjalë për standarde zgjedhore dhe zgjedhjet e radhës të jenë një bataçillëk i radhës”, shprehet kryetari i Partisë Social Demokrate në deklaratën për mediat.

Gjinushi i kujton Partisë Socialiste të gjitha betejat e përbashkëta për zgjedhjet e lira që nga viti 96, duke e akuzuar se po sillet njësoj si PD-ja.

“Partia Socialiste bashkë me ne luftuam dy vjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa kujtuar luftën dhe përpjekjet në zgjedhjet e 96-ës, pa kujtuar 8 majin apo 97-ën, kjo bën të njëjtat gjëra që bënte PD-ja. Kur PD-ja i bëri kundër Ramës në maj në Tiranë, ne kemi qenë mbrojtësit kryesorë.Kolegji dhe KQZ janë sjellur ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së”, shprehet ndër të tjera Gjinushi.

Kandidati i PSD-së në Përrenjas, Artur Topi, i cili u ç’regjistruar dje nga Kolegji Zgjedhor, kandidonte kundër kandidates së LSI-së. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe kandidati i pavarur i Vlorës zgjedh urbanin për të bashkëbiseduar me qytetarët (Foto)
Video-mesazhi i Elhaida Danit për Veliajn: Ndonjëherë është e vështirë ta ndjekësh »
Article Logic
Execution time: 0.031913042068481
array(1) { ["section"]=> string(90) "gjinushi-vendimi-per-c-regjistrimin-e-kandidateve-te-psd-i-parapregatitur-nga-ps-lsi-12288" }