“Gjirokastra” bëhet shkas për nxjerrjen e të “palarave” brenda PS-së. Dalin prapaskenat në rrjetet sociale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:46 30-06-2015 “Gjirokastra” bëhet shkas për nxjerrjen e të “palarave” brenda PS-së.  Dalin prapaskenat në rrjetet sociale Komentet ne statusin e Vladimir Kostes

Statusi i Vladimir Kostës  i cili quante të paaftë deputetin e Gjirokastrës Arben Ahmetajn që ishte njëkohësisht edhe kordinatori politik i fushatës në këtë qark, ku socialistët humbën Bashkinë e Përmetit,  është bërë shkas që të nisë një luftë e vërtetë komentesh mes socialistëve në rrjetet sociale.

“Jeni deputet dhe s'duhet të flisni kështu z.Kosta. Ju personalisht duhet të mbani përgjegjësi direkte për çarçavosjen e PS në Permet. Në dy vjet e shpërndatë mllefin dhe inatin në shumë fronte dhe me shumë socialiste.Kërkoheni tek vetja përpara se ta kërkosh tek të tjerët”, i shkruan socialisti Florian Dauti Kostës.

Kosta i përgjigjet duke nxjerrë në dritë një shpërdorim fondesh në fushatën e vitit 2013.

“Florian ti je djali i Shaqir Dautit, nuk të takon të flasësh se ty të akuzoi ekonomisti im për shpërdorim të fondeve gjatë fushatës 2013. Prandaj bën mirë të rregullosh diçka në jetë”, shkruan Kosta.

“Të kam dhene 6 tollona në dorë personalisht që me ngelën,por ti je gatuar i tille të shpifëesh”, i përgjigjet socialisti.

"Jam një nga komisjonerët e kzaz në 2013 që kam mbrojrur votat, mandatin tënd dhe ti si shperblim doje të na nxirje në rruge vetem pse punonim në bashki, kjo ka qenë porosia jot për të gjithë kandidatet që propozove, komentet jan të teperta ky je ti", i shkruan komisioneri i PS-së në 2013-ën Berijam Premto Kostës.

Pas këtij debati deputeti Kosta i ka shkruar të riut socialist mesazhe fyese në inbox. “Si puna jote bëj ndonjë mëngjes për mëngjes”, është gjuha me të cilën i drejtohet deputeti Kosta në mesazh.

I riu socialist thotë se nuk dëshiron të njerë në nivelin e deputetit sa i takon “punës së mëngjesit” ndërsa shton se nuk e ka ndihmuar atë personalisht por Partinë Socialiste ndonëse kjo e fundit “i solli një peshqesh si ai”.

Mesazhi që Vladimir Kosta i shkruan socialistit Florian Dauti

 

 

Bideda me komente në statusin e Vladimir Kostës për Ahmetajn

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01898980140686
array(1) { ["section"]=> string(107) "gjirokastra-behet-shkas-per-nxjerrjen-e-te-palarave-brenda-ps-se-dalin-prapaskenat-ne-rrjetet-sociale-14996" }