Gjirokastra e dyta në vendet “sekrete” më të bukura të Evropës

Publikuar tek: kulture-art, më 20:14 18-04-2015 Gjirokastra e dyta në vendet “sekrete” më të bukura të Evropës

Nëse mendoni se i keni vizituar vendet më pikante evropiane nga fillimi deri në fund e keni gabim. “Booking.com” ka listuar disa nga bukuritë e fshehta të evropës, të cilat përveç të tjerave kushtojnë edhe lirë për t’u vizituar. Ndër to, qyteti jugor Gjirokastra është renditur në vendin e dytë.

1. Koprivshtitsa në Bullgari është vendi më i vizituar nga vetë bullgarët dhe njihet për ajrin e pastër, qetësinë, ushqimet tradicionale. Lonely Planet e ka quajtur atë si “muze gjigand me ajër të pastër”.

2. Gjirokastra është renditur në vendin e dytë si një nga bukuritë “sekrete” të evropës. “Qyteti në jug të Shqipërisë është i mbrojtur nga UNESCO me një arkitekturë  të perandorisë osmane, që do të thotë se është goxha e vjetër. Ejani këtu për kulturën dhe qëndroni për ushqimin”, shkruhet në Huffington Post.

3. Sibiu në Rumani është titulluar më parë si “kryeqyteti evropian i kulturës” dhe është i njohur për qetësinë e përhershme.

4. Nova Lesna në Sllovaki njihet në mesin e evropianëve lindorë për aktivitetet në natyrë.

5. Novi Sad në Serbi është mirë të vizitohet në korrik pasi organizohet festivali më i madh në Serbi, “Exit Serbi”.

6. Klodzgo e Polonisë është quajtur ndryshe edhe “Praga e vogël” dhe vizitohet kryesisht nga çiftet e dashuruara për t’u njohur me historinë dhe bukurinë e qytetit.

7. Zarasai në Lituani është vendi i preferuar për rusët, lituanezët dhe italianët dhe vizitorët mund të prehen në gjirin e natyrës dhe liqenit pranë. Shumica preferojnë peshkim apo shëtitje me varkë.

8. Portugezat krenohen me Reuengos de Monsaraz për ushqimin dhe verën që ofrohen në natyrën dhe kështjellat e tyre mbresëlënëse.

9. Los Cancajos në Spanjë në ishullin turistik të “La Palma” është i frekuentuar nga ata që pëlqejnë zhytjet dhe freskinë e detit.

10. Myrties në Greqi është një plazh thuajse i pazbuluar, tërheqës për plazhin e qetë dhe një ishull pranë i famshëm për ngjitje.

{gallery}gjirokastra{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kledi Kadiu: Klaudia befasuese, ‘’Amici’ më i bukur me të fituese
FMTK: Asnjë lloj reagimi nga Ministria e Kulturës për masakrën e sitin të Durrësit »
Article Logic
Execution time: 0.025588989257812
array(1) { ["section"]=> string(65) "gjirokastra-e-dyta-ne-vendet-sekrete-me-te-bukura-te-evropes-9126" }