“Gjirokastra siç nuk do ta donim”, ky është “monumenti i shfytyrimit" që Shqipëria e fitoi

Publikuar tek: kulture-art, më 14:00 15-08-2017 “Gjirokastra siç nuk do ta donim”, ky është “monumenti i shfytyrimit

“Gjirokastra siç nuk do ta donim”, kështu e quan transformimin e kësaj perle kulturore, Formumi për Trashëgiminë Kulturore, teksa denoncon dhe rrënimet e herëpashershme të banesave.

Përveç monumenteve të tjera që po shkatërrohen në zonën e mbrojtur, është një tjetër "monument shfytyrimi" që Shqipëria e fitoi!

Ndërtesa thelbësore e Qafës së Pazarit shndërrohet në një imazh alla-Walt Disney falë një fotografie të turbullt të paraluftes, kur Gjirokastra nuk ishte vënë ende në mbrojtje dhe peizazhi historik i saj nuk ishte konsoliduar. 
Ekspertiza e dobët e Institutit të Monumenteve dhe injoranca ulëritese e Ministrisë së Kulturës deformuan, me qëllim "zbukurimi", përmes një operacioni të thellë plastik, ansamblin e famshëm urban në Qafën e Pazarit, duke gabuar rënde qoftë proporcionet, qoftë teknikën e ndërtimit, por sidomos vlerësimin e aspektit formal stilistik.

Mospërputhja skandaloze e fasadave (te i njëjti objekt) dhe dekontekstualizimi i ndërhyrjes, në një sit delikat e në ekuiliber shekullor, ka shkaktuar një situatë të sikleteshme duke dhënë si rezultat një Gjirokastër të rikrijuar e jo të trashëguar.

Njëra faqe plot me dritare, jashtë raporteve klasike të traditës, dhe tjetra ekzistuese thuajse e verber (pra vetem me një derë - tashmë aksidetale) do të jetë fytyra e re e objektit me emblematik të "Qafës".

Kjo plastike radikale e panevojeshme tejkalon kësisoj edhe kozmetikën jashtë kritereve restauruese që M.K. ka ndërmarë prej kohësh.

Pamja amatoriale e këtij pejsazhi do jetë landmark i ardhshëm i qytetit, deri kur një komision i përgjegjshëm të rianalizojë eventualisht ndërtesën e "zbukuruar" rëndshëm.
Ky mandat, sa i takon Gjirokastres, filloi mjerisht me lejimin e nje hoteli abuziv, ngritur mbi një situatë hipotetike, dhe përfundoi me një rikrijim volumor po aq hipotetik e abuziv në sitin UNESCO; ndërkohë sfond i kësaj politike që shkatërrim i pandalshëm i qytetit të gurtë, shkatërrim që këto katër vjet mori përpjestime katastrofike.

"Forumi" do përgatisë një ekspozitë fotografike me humbjet që qyteti ka pësuar këtë periudhë, të cilën do ta hapë në muajt e parë pas formimit të qeverisë së re si nje "achtung" disiplinues ndaj arrogances dhe naivitetit të kabineteve që shkojnë e vinë.

12718337_886846338098594_6561213254365441612_n.jpg12745803_886868344763060_461994515927427560_n.jpg12718155_886786011437960_4749608505363784504_n.jpg14095977_1016673965115830_6853134761934812795_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Gjakovë zbarkojnë makina klasike nga e gjithë bota (FOTO)
Kush janë turistët italianë që erdhën me një mision në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.014473915100098
array(1) { ["section"]=> string(91) "gjirokastra-sic-nuk-do-ta-donim-ky-eshte-monumenti-i-shfytyrimit-qe-shqiperia-e-fitoi-89134" }