Gjithë natën në kërkim, policia jep DETAJET e para: Si u arrestua sot Ridvan Zykaj

Publikuar tek: aktualitet, më 07:32 11-08-2018 Gjithë natën në kërkim, policia jep DETAJET e para: Si u arrestua sot Ridvan Zykaj

Policia jep detajet e para të arrestimit të 24 vjeçarit Ridav Zykaj, i cili la dje 8 të vdekur në fshatin Resulaj të Selenicës.

 

Pas orësh të tëra në kërkim të tij, policia arriti ta prangosë atë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka sekuestruar po ashtu edhe armën me të cilën 24 vjeçari kreu krimin makabër. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë. 

Kapja e tij u vështirësua më shumë për policinë pasi autori njihte mirë terrenin në fshat. Ndërsa me arrestimin e tij merr fund edhe operacioni policor, i cili u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parshikuar nga neni 79/dhe i Kodit Penal’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043549537658691
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjithe-naten-ne-kerkim-policia-jep-detajet-e-para-si-u-arrestua-sot-ridvan-zykaj-130765" }