Gjoba e Bashkisë, ekspertiza: Firma e policit bashkiak por e ka plotësuar tjetërkush

Publikuar tek: politike, më 15:35 25-01-2016 Gjoba e Bashkisë, ekspertiza: Firma e policit bashkiak por e ka plotësuar tjetërkush

Policia shkencore ka përfunduar ekzaminimin e gobës ndaj Partisë Demokratike, vendosur nga Bashkia Tiranë për dëmet materiale të shkaktuara gjatë protestës së 8 dhjetorit 2015.

Sipas përfundimit të ekspertizës, fleta e gjobës ka nënshkrimin e Besmir Karajt, policit bashkiak, por plotësimi i saj nuk është bërë nga ky efektiv pasi shkrimi nuk është i tij.

Edhe pse nuk dihet ende se kush e ka plotësuar gjobën, Besmir Karaj ka thënë se firma e tij është hedhur kohë më parë në bllokun e gjobave, pa u mbushur fleta e gjobës. Polici bashkiak ka pretenduar në kallëzimin e bërë në Prokurori më 10 dhjetor 2015 se më 8 dhjetor eprori i tij ia ka kërkuar bllokun e gjobave dhe më pas nuk di asgjë çfarë ka ndodhur derisa në media ka parë emrin e tij në fletën e gjobës së adresuar PD-së.

Vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka marrë përsipër vlefshmërinë e gjobës duke thënë se ajo nuk ka qenë e falsifikuar. Madje Veliaj deklaroi se nuk do të mbyllë mandatin në Bashki pa ia marrë gjobën PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkohen 7 punonjës të Hipotekës, Ministria: Të interesuarit të aplikojnë për vendet bosh
Vokshi nuk ‘trembet’ nga padia e Ramës, intensifikon sulmet »
Article Logic
Execution time: 0.0042052268981934
array(1) { ["section"]=> string(88) "gjoba-e-bashkise-ekspertiza-firma-e-policit-bashkiak-por-e-ka-plotesuar-tjeterkush-30896" }