Gjoba ndaj gazetares që përmendi Olsi Ramën, deputetja ka një thirrje për drejtorin e RTSH

Publikuar tek: politike, më 21:32 13-01-2018 Gjoba ndaj gazetares që përmendi Olsi Ramën, deputetja ka një thirrje për drejtorin e RTSH

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar lidhur me gjobitjen që i’u bë gazetares së RTSH-së Anduena Llabani (Jaupi). Kjo e fundit u gjobit me ½ e rrogës për shkak se siç argumentonte RTSH gazetarja ka shkuar në një tjetër televizion.

Por në fakt e vërteta e gjobës ishte pasi Anduena në studion e Ora News përmendi Olsi Ramën si pjesë të dosjes ‘Xibraka’.

Lidhur me këtë deputetja Vokshi njëherazi edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së Thoma Gëllçit të anulojë gjobën ndaj gazetares.

Reagimi i plotë:  

Në dt. 11 janar 2018, Anduena Llabani (Jaupi), gazetare e Radio Televizonit publik Shqiptar, gjatë një interviste në një media private, kritikoi qeverine për trafikun e drogës dhe zbuloi faktin se në hetimet e dosjes së Xibrakës ka dalë edhe emri i Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Edi Rama.

Në hakmarrje ndaj saj, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, e ka gjobitur gazetaren Jaupi duke marrë masë disiplinore ndaj saj, me pretekstin se ka shkelur kontratën e punës duke dhënë intervistë për një media tjetër. Edhe pse kontrata ndalon vetëm punën me pagesë për televizione të tjera. Me shumë gjasa, ky është vetëm hapi i parë drejt pushimit nga puna të gazetares.

Thoma Gëllçi njihet nga të gjithë si mik i afërt i Olsi Ramës dhe shërbëtor i bindur i familjes kryeminstrore. Madje ka qenë vëllai i Kryeministrit që e ka emëruar atë në postin e Drejtorit të RTSH. Nën drejtimin e tij, Radio dhe Televizioni Publik, që mbahen me paratë që paguajnë direkt shqiptarët për to, është kthyer në një makinë propagande dhe keqinformi me mbulimin e skandaleve dhe lidhjes së qeverisë me krimin. Gazetarët e tij censurohen, shantazhohen dhe madje dënohen siç është rasti i fundit nëse guxojnë të thonë të vërtetën apo të japin mendime të lira.

Dhuna dhe propaganda janë dy funksionet kryesore të çdo regjimi autokratik. Për koloninë e “ushtarëve të propogandës” që komentojnë e telefonojnë nga bodrumet e kryeministrisë për të bllokuar lajmet dhe për të gjobitur, kërcënuar, shantazhuar e pushuar nga puna gazetarët kritikë me qeverinë, shpenzohen miliona nga paratë publike.

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias unë i bëj thirrje Drejtorit Gëllçi të anullojë dënimin e tij antiligjor e të ndalë kërcënimet ndaj gazetarëve.

Ju bëj thirrje njëkohësisht, të gjithë gazetarëve dhe qytetarëve të reagojnë dhe të jenë bashkë për të mos lejuar Kryeministrin dhe ushtarët e tij politikë të pushtojnë institucionet mediatike.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë që "Liria e medias është një vlerë thelbësore e BE-së dhe kusht i panegociueshëm për çdo vend që aplikon për t’u bërë shtet anëtar, apo për çdo vend kandidat në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Europian‎".

Ndaj i bëj thirrje delegacionit të BE në Tiranë dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare, të reagojnë ndaj presionit të vazhueshëm, gjuhës fyese dhe kërcënimëve të Kryeministrit ndaj mediave, gazetarëve dhe intelektualëve publikë.‎

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma kritikon Bashën: Nuk vlerësohem nga ai, duhen rregulla loje të qarta
Modernizimi i FA, Xhaçka: Së shpejti investime të reja për bazat detare dhe vendbazimet ushtarake »
Article Logic
Execution time: 0.33165192604065
array(1) { ["section"]=> string(96) "gjoba-ndaj-gazetares-qe-permendi-olsi-ramen-deputetja-ka-nje-thirrje-per-drejtorin-e-rtsh-106471" }