Gjobat e Bashkisë së Tiranës, nga 100 mijë lekë në 200 mijë lekë, ja arsyet pse do vendosen

Publikuar tek: ekonomi, më 07:56 04-09-2015 Gjobat e Bashkisë së Tiranës, nga 100 mijë lekë në 200 mijë lekë, ja arsyet pse do vendosen Kryetari Veliaj ne mbledhjen e keshillit bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka përcaktuar gjoba të ashpra për ndotje ambient, apo dëmtime në rrugët e asfaltuara dhe në hapësirat e gjelbërta.

Me anë të këtyre masave, nuk do të shohim ndoshta më rrugë të prishura dhe të parregulluara, përsa kohë, çdo lloj kompanie private dhe shtetërore, do të ndërhyjë në rrjetin e rrugëve të Tiranës.

Edhe pse opozita e ka kundërshtuar, duket se masat tani do të vihen në zbatim vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës.

Gjoba për dëmtime në rrjetin rrugor

Dëmtim, çarje, ndotje rruge                       10.000 lekë/m2

Bllokim rruge                                                     10.000 lekë/m2

Dëmtim, çarje, ndotje trotuari                   10.000 lekë/ml

Dëmtim Bordure                                              10.000 lekë/ml

Dëmtim, bllokim pusete, kunetë              10.000 lekë/copë

Vjedhje pusete, kapaku, zgare                  10.000 lekë/copa

 

Gjoba 20.000 lekë përfshin:

Lidhje të pamiratuara në kandalabrat apo rrjetin ajror

Dëmtim i Shtyllave

Dëmtim i Ndricuesve

Përdorim i shtyllave si support për montimin e reklamave apo kapjen e kabllove

Dëmtim i traseve kabllore e linjave ajrore apo punimet që kryhen pranë tyre me leje ose pa leje si dhe shkulje e shtyllave

Ndërhyrje në kuadrot e komandimit

Lidhjet e pamiratuara në tubacione ujësjellësi

Dëmtim i Pusetave

Dëmtim i tubacioneve nga punimet që kryehen pranë tyre me leje ose pa leje

 

Gjobat për hapësirat e gjelbra me 20.000 lekë

Dëmtim hapësire e gjelbër

Zënie e hapësirës së gjelbër pa leje

Dëmtim, prerje pemësh

Vendosje posterash pa leje

Vendosje tabelash, banderolash, pa leje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02367377281189
array(1) { ["section"]=> string(95) "gjobat-e-bashkise-se-tiranes-nga-100-mije-leke-ne-200-mije-leke-ja-arsyet-pse-do-vendosen-19925" }