Gjobat e vëna për bizneset e reja gabim i sistemit

Publikuar tek: ekonomi, më 11:40 04-07-2016 Gjobat e vëna për bizneset e reja gabim i sistemit

Gjobat e vëna për bizneset e reja për të vetëpunësuarit ishte gabim i sistemit konfirmuan ekspertë të tatimeve. Përsa i përket gjobave për bizneset egzistuese me të punësuar ishte faji i vet kompanive.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj pati deklaruar publikisht që gjobat e vëna me 22 qershor të muajit të shkuar, për mosdeklarim të administratorit do të faleshin, edhe pse nuk ishte faj i tatimorëve pasi ato po zbatojnë ligjin në mënyrë rigoroze.

Por, sipas ekspertëve jo të gjitha gjobat ishin të drejta, pasi gjobat e vëna për bizneset e reja me një të vetëpunësuar, ka qenë gabim i sistemit.

Ata tregojnë se sistemi i ri e-tax, që u vu në funksion nga tatimet nga janari 2015 përditësohet vazhdimisht. Veprimi më i fundit ishte vënia në funksion e një aplikimi për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive). Deri tani gjobitja bëhej manualisht, në momentin që identifikohej vonesa nga tatimori, ndryshe , psh nga deklarimi i vonuar i TVSH-së, ku menjëherë pas mbarimit të afatit të deklarimit, biznesit që nuk e ka bërë këtë deklarim i del automatikisht gjoba 10 mijë lekë në sistem.

Problemi ka lindur pasi sistemi nuk ka qenë në gjendje të identifikojë bizneset me të vetëpunësuar, të hapura rishtazi dhe t’i ndajë ato nga sipërmarrjet me të punësuar. Si rrjedhojë, një pjese të madhe të të bizneseve të reja të regjistruara në 2015-2016 u ka shkuar dhe u dalë në sistem njoftimi për “Gjobë për deklarim të vonuar ESIG27 Nr.1”.

Sipas ligjeve në fuqi, “Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë janë të detyruar të deklarojnë në formë elektronike në administratën tatimore të punësuarit (përfshirë dhe punonjësit e papaguar të familjes së personit fizik me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht), që fillojnë punë për herë të parë apo të punësuar rishtazi pranë tij. Ky deklarim me të dhënat e kërkuara për secilin punonjës bëhet të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës së të punësuarve të rinj apo rishtazi”. Si rrjedhojë, sistemi ka identifikuar të gjitha ato biznese që nuk kishin deklaruar punonjësit të paktën 24 orë para.

Ndërsa për bizneset që u gjobitën dy herë për të njëjtën gjë, ekspertët e tatimeve sqarojnë se kjo ndodhi pasi ata ishin gjobitur një herë paraprakisht manualisht dhe më pas u identifikuan dhe nga sistemi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026041984558105
array(1) { ["section"]=> string(56) "gjobat-e-vena-per-bizneset-e-reja-gabim-i-sistemit-45463" }