Gjobat/ Veliaj: S’ka varfëri, nga 172, 171 njerëz i kanë paguar në dorë lekët. Do vendosim abone elektronike

Publikuar tek: politike, më 09:54 31-08-2015 Gjobat/ Veliaj: S’ka varfëri, nga 172, 171 njerëz i kanë paguar në dorë lekët. Do vendosim abone elektronike Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranes

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, shprehet i vendosur në “luftën kundër zhulit”. Në mbledhje, kryebashkiaku ka thënë se ai do sjellë higjienën në Tiranë dhe kjo është mënyra e tij e të punuarit, ndërsa ka shtuar se ndonëse shumë flasin për varfëri, kjo nuk është çështje varfërie ekonomike por varfërie në tru.

“Gjërat private fillojnë nga fytyra e poshtë se pandaj e kemi private. Po të qe mbulonimfytyrën. Ç’a të presim nga këta njerëz që heqin dorë nga kjo e drejtë private?”, tha Veliaj duke pohuar se banjot publike jo pa qëllim janë me ngjyrë portokalli, në mënyrë që të evidentohen lehtësisht nga syri.

“Një uturak secilit me vete s’mund tja vemë por përderisa ajo është në rrezen tënde të shikimit, pse mos ta bësh?

Nga 172 gjoba , 171 i kanë paguar në moment, bie që kjo është çështje varfërie, kjo është çështje varfërie në kokë, jo në lekë”, tha Veliaj i cili deklaroi se në Tiranë do të futet koncepti i aboneve elektronike.

“Nuk do ketë më njerëz që shqyhen nëpër autobus për të marrë biletën. Secili do ketë abone elektronike që do të vlerësohet në bazë të impulseve”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergji Goro, kryebashkiaku i Himarës merr nënshtetësinë greke
Përfaqësuesi ligjor i PD: Tenderi 8 miliardë e 600 milionë lekë për kandidatin e Metës »
Article Logic
Execution time: 0.021811962127686
array(1) { ["section"]=> string(109) "gjobat-veliaj-s-ka-varferi-nga-172-171-njerez-i-kane-paguar-ne-dore-leket-do-vendosim-abone-elektronike-19566" }