Gjobitet deputeti socialist para Kryesisë së Kuvendit por ai nuk nxehet aspak. Madje bën dhe një dedikim

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:54 02-02-2016 Gjobitet deputeti socialist para Kryesisë së Kuvendit por ai nuk nxehet aspak. Madje bën dhe një dedikim

Deputeti socialist gjobitet pikërisht para derës së Kryesisë së Kuvendit, teksa brenda ishte duke zhvilluar një mbledhje me ministrin e Punëve të Brendshme Sajmir Tahirin.

Ai është deputeti Piro Lutaj, i cili nuk e ka marrë aspak me nervozizëm gjobitjen e kolegut të tij Xhemal Qefalia për parkim të gabuar, madje e ka shfrytëzuar edhe për pak publicitet.

“Deputetët e Komisionit të Sigurisë, i gjejnë makinat me gjoba për parkim të parregullt, pas një mbledhje komisioni me prezencën e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri! Kjo është Policia që duam!!”, shkruan Lutaj. Po tek e fundit, çfarë janë 1 mijë lekë për deputetin?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022303104400635
array(1) { ["section"]=> string(109) "gjobitet-deputeti-socialist-para-kryesise-se-kuvendit-por-ai-nuk-nxehet-aspak-madje-ben-dhe-nje-dedikim-31558" }