Gjonaj nënshkruan marrëveshjen, Shqipëria zyrtarisht pjesë e Eurojust

Publikuar tek: barometri, më 08:27 06-10-2018 Gjonaj nënshkruan marrëveshjen, Shqipëria zyrtarisht pjesë e Eurojust

Shqipëria bëhet zyrtarisht  pjesë e Eurojust, agjencia e BE për bashkëpunimin gjyqësor.

Mësohet se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nënshrkuar mërrevshjen me kreun e Eurojust.

Shqipëria do të dërgojë një prokuror të përhershëm në agjencinë europiane. Pas kësaj do të ketë tashmë hetime të përbashkëta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, gajtë takimit është diskutuar dhe për forcimin e shtetit të së drejtës dhe eficencën e sistemeve të drejtësisë. Diskutime, te cilat nxisin zbatimin e standardeve në sistemin gjyqësor si dhe përcaktimin e treguesve në matjen e ecurisë se reformave në fushën e drejtësisë.

Sipas Ministres, përzgjedhja e Shqipërisë nga Presidenca Austriake e Këshillit, si vendi ku do të organizohej Ministeriali, nuk ka qenë rastësore apo e pamenduar, pasi  Reforma në Drejtësi dhe Vettingu që Shqipëria ka ndërmarrë është një model suksesi që ka bërë jehonë në vendet e rajonit dhe në Bashkimin Evropian.

Gjonaj ka theksuar se nëpërmjet procesit të vetingut po pastrohet pallati i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, të paaftë apo të lidhur me krimin e organizuar, madje sipas saj, rezultatet mbresëlënëse kanërikthyer besueshmërinë e munguar të qytetarëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë, por edhekanë  vendosur në rrugën e ligjshmërisë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025050163269043
array(1) { ["section"]=> string(75) "gjonaj-nenshkruan-marreveshjen-shqiperia-zyrtarisht-pjese-e-eurojust-136799" }