Gjosha-BE-së: Po bëjmë reforma në bujqësi dhe përmirësimin e furnizimit me ujë

Publikuar tek: politike, më 12:21 14-04-2015 Gjosha-BE-së: Po bëjmë reforma në bujqësi dhe përmirësimin e furnizimit me ujë Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha sot se po bëhen disa reforma në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm dhe bujqësinë. Gjosha raportoi para Komitetit Monitorues të BE-së, në lidhje me projektet e rekomanduara për zbatim në Shqipëri.

Rëndësi gjatë takimit i është kushtuar projekteve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, si një nga sektorët më jetikë. Sipas Gjoshës qeveria po ndërmerr reforma me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve, masat për ristrukturimin e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve bazuar edhe në ndarjen e re territoriale.

“Konkretisht, janë marrë masa për adresimin dhe zgjidhjen e çështjeve problematike të projekteve në zbatim dhe po sigurohet një monitorim nga afër për çështjet që kanë potencial të kthehen në problematike me qëllim adresimin e shpejtë të tyre, për një performancë sa të mirë të projekteve IPA. Si rezultat i këtyre masave, numri i projekteve problematike në vite është ulur progresivisht”, tha ministrja Gjosha për KE.

Po gjatë këtij takimi u fol për programimin e fondeve për vitin 2016 dhe BE do të japë mbështetjen e saj financiare dhe fushat që do të mbulohen me këtë ndihmë janë sektori i ujësjellës-kanalizimeve, bujqësia me fokus sigurinë ushqimore dhe transportin, të veçuar si sektorët kyçë të ekonomisë dhe zhvillimit social. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja përballjet e deritanishme të kandidatëve për bashki nga të dyja koalicionet
Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Shehut për Kukësin »
Article Logic
Execution time: 0.02436900138855
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjosha-be-se-po-bejme-reforma-ne-bujqesi-dhe-permiresimin-e-furnizimit-me-uje-8678" }