Gjosha: Masa konkrete për përmbushjen e 5 prioriteteve të BE

Publikuar tek: politike, më 15:17 13-03-2015 Gjosha: Masa konkrete për përmbushjen e 5 prioriteteve të BE

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, priti sot në një takim Drejtorin për Evropën Juglindore Turqinë dhe vendet e EFTA, Ernst Reichel.

Ata e vunë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal, sinjalin e qartë që dha Konferenca e Berlinit, për vëmendjen që Gjermania i kushton Ballkanit Perëndimor , duke i dhënë shtysën dhe mundësinë e transformimit përmes projekteve të përbashkëta.

“Duke e konsideruar prioritetin tonë më të rëndësishëm kombëtar, integrimi për ne mbetet mundësia më e mirë e transformimit të shoqërisë sonë, duke e kthyer Shqipërinë në një vend me demokraci të konsoliduar”, tha ministrja Gjosha.

Gjosha u tha se qeveria shqiptare është e angazhuar të përfundojë me sukses reformën në drejtësi, pasi kjo reformë do të shënonte një pikë tjetër pozitive kthese, në funksion të procesit të integrimit në BE. Reichel u shpreh se Gjermania inkurajon Shqipërinë për procesin e integrimit, duke nënvizuar se forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësor në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Kështu po rilind bregu i Jonit (Video)
Takimi Meta-Hoxhaj: Të përkushtuar ndja prespektivës europiane të rajonit »
Article Logic
Execution time: 0.016448974609375
array(1) { ["section"]=> string(64) "gjosha-masa-konkrete-per-permbushjen-e-5-prioriteteve-te-be-5800" }